Përfaqsues të Bashkisë Berat zhvilluan sot një takim të rëndësishëm ku u prezantuan teknika të reje dhe inovative me përfaqsues të kompanisë zviceriane EPPM.
Bashkia Berat e konsideron shërbimin e pastrimit të qytetit si një e drejtë thelbësore të qytetarëve dhe si një shërbim që duhet të jetë gjithnjë në përmirësim të vazhdueshëm për të përmbushur aspiratat e qytetarëve për një qytet sa më të pastër.
Përfaqsues të kompanisë zviceriane prezantuan teknika moderne dhe innovative për trajtimin e mbetjeve urbane dhe sidomos për procesin e eleminimit të tyre. Impiantet e trajtimit të mbetjeve të paraqitur prej tyre kanë në fokus jo vetëm respektimin e të gjitha normave mjedisore, por edhe riciklimin e mbetjeve, në mënyrë të tillë që mbetjet urbane të mos konsiderohen më si shqetësim, por si resurs.
Bashkia Berat është e angazhuar që të rrisë cilësinë e shërbimit, në të gjitha njësitë e saj administrative, për të ofruar një shërbim të denjë për këtë qytet pasuri botërore të UNSECO.