Home / Njoftime / Shpallje vende të lira pune

Shpallje vende të lira pune

Lënda: Shpallje vende të lira pune

Nё mbёshtetje të Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së  Shqipërisë” i azhornuar, ligjin  Nr.   119/2014 “Për të Drejtën  e Informimit
Në vijim të projektit fitues për Projektin ‘’Qëndrojmë së bashku’’  në partneritet me UNDP Albania” Marrëveshje Granti nr. nenshkruar ndermjet Bashkise Berat dhe PNUD Albania ” Programi Askush te mos mbetet pas”  me nr.protokolli  3270/1 date 21.06.2023, Bashkia e Beratit kërkon për plotësimin e 2 (dy) pozicioneve për stafin e zbatimit të projektit si më poshtë:
• Psikolog 1 (një)
• Punonjës social 1(një)
Dy pozicionet do jenë pozicione me kohë të plotë për një periudhë 15 ( pesëmbëdhjetë) mujore, nga data e nënshkrimit të kontratës së punës me Bashkinë Berat.
Paga mujore bruto e psikologut do të jetë 50,500 lekë.
Paga mujore bruto e punonjësit social do të jetë : 50,500 lekë.
Psikologu dhe Punonjësi Social do jetë pjesë e skuadrës së terrenit për shërbimet sociale në Bashkinë Berat.
Skuadra e terrenit do të mbështesë strukturat e shërbimit social në evidentimin, referimin dhe ofrimin e shërbimeve për të gjitha kategoritë që kanë nevojë.
Kjo skuadër terreni do të ketë tre funksione kryesore: 1) Dhënien e mbështetjes për strukturat e shërbimit social në bashkinë Berat 2) ofrimi i shërbimit në familje ndaje individëve, personave të vetmuar, 3) krijimit të rrjetit të vullnetarizmit në sektorin e shërbimit social në Bashkinë Berat.
Gjithashtu skuadra do jenë një instrument i shtuar në linjën e shërbimeve të drejtorisë së shërbimit social të cilat do të kenë funksionet e mëposhtme:
1.  Evidentimi i çdo problematike në qytetin e Beratit dhe njësitë administrative
2. Referimin e çdo rasti në strukturat e shërbimit social dhe instancat e tjera
3. Hartimin e planeve individuale për individë dhe familje
4. Ofrimin e një tabloje të qartë lidhur me problematikat në të gjithë territorin e Beratit
5. Reagimi parësor në raste të emergjencës që kanë nevojë për shërbim
6. Ndërmjetësimin e individëve dhe familjeve dhe instancat dhe institucionet e tjera.
Kandidatët duhet të jenë të kualifikuar sipas specifikimeve të mëposhtme:
Pozicioni i punës 1:
Psikolog
Kriteret e përgjithshme
– Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojë një diplomë Bachelor në Psikologji .
– Shprehi të shkëlqyera komunikimi, këshillimi, ndërpersonale.
– Të jënë të gatshëm 24 orë në ditë/7ditë në javë.
– Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë.
Detyrat kryesore:
Psikologu do të ofrojë: shërbim në familje për fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara të cilët e kanë të pamundur të kujdesen për veten dhe nuk mund të ndihmohen nga familjarët apo kujdestari.
Shërbimi në familje do të përfshijë shërbimet e mëposhtme ditore:
a) furnizim dhe shpërndarja e ushqimeve të gatshme në shtëpi
b) furnizim të barnave apo furnizimi të tjera
c) mbajtjen e higjienës personale
ç) përmbushjen e nevojave të tjera të përditshme, sipas vlerësimi, rast pas rasti;
d) mbështetje psiko-sociale
e) këshillim psikologjik, social dhe ligjor
Supervizimi
Punonjësi/ja përgjigjet përpara Drejtorit të Çështjeve Sociale dhe Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Bashki.
Dokumentacioni që kërkohet:
1- Kërkesa
2- Diploma fotokopje e noterizuar
3- Vërtetim nga Gjykata
4- Vërtetim nga Prokuroria
5- Raport Mjeko Ligjor
6- Dëshmi penaliteti
7- Fotokopje karta e Identitetit
8- Certifikate familjare
9- Certifikate personale
10- Libreza e punes
11- Curriculum Vitae
Pozicioni i punës 2:
Punonjës Social
Kriteret e përgjithshme
– Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojë një diplomë Bachelor në Punë Sociale .
– Shprehi të shkëlqyera komunikimi, këshillimi, ndërpersonale.
– Të jetë i gatshëm 24 orë në ditë/7ditë në javë.
– Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë.
Punonjësi Social  do jetë pjesë e skuadrës së terrenit për shërbimet sociale në Bashkinë Berat.
Detyrat kryesore:
do të ofrojë: shërbim në familje për fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara të cilët e kanë të pamundur të kujdesen për veten dhe nuk mund të ndihmohen nga familjarët apo kujdestari.
Shërbimi në familje do të përfshijë shërbimet e mëposhtme ditore:
a) furnizim dhe shpërndarja e ushqimeve të gatshme në shtëpi
b) furnizim të barnave apo furnizimi të tjera
c) mbajtjen e higjienës personale
ç) përmbushjen e nevojave të tjera të përditshme, sipas vlerësimi, rast pas rasti;
d) mbështetje psiko-sociale
e) këshillim psikologjik, social dhe ligjor
Supervizimi
Punonjësi/ja përgjigjet përpara Drejtorit të Çështjeve Sociale dhe Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Bashki.
Dokumentacioni që kërkohet:
1- Kërkesa
2- Diploma fotokopje e noterizuar
3- Vërtetim nga Gjykata
4- Vërtetim nga Prokuroria
5- Raport Mjeko Ligjor
6- Dëshmi penaliteti
7- Fotokopje karta e Identitetit
8- Certifikate familjare
9- Certifikate personale
10- Libreza e punes
11- Curriculum Vitae
Kandidatët duhet të dorëzojnë me  postë ose në Sekretarin e  Bashkisë e Berat brenda dates  28.07.2023.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse  në Bashkinë e Beratit do ti njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail), dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe stendat e informimit të publikut të Bashkisë së Beratit.
KRYETARI  I   BASHKISË
Ervin  Demo