Home / Njoftime /     SHPALLJE TË VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

    SHPALLJE TË VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

    SHPALLJE TË VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

Për të gjithë aplikantët e interesuar të Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2021, në zbatim të Ligjit nr. 69/2012 datë  21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,  Udhëzimin nr 12 dt 10.06.2021 të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar , për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”2021,  si edhe shkresën nr.1109/1 Prot, datë 04.10.2021  të Drejtorisë së Arsimit “Kërkesë për  informacione te drejtorive te kopështeve “10 Korriku”  dhe në Kopështin “Çlirim Një”, për krijimin e vendeve vakante, profili Arsimi Parashkollor, edukator mbështetës  me kohëzgjatje pa afat”.

 

  • Një Mësues në Arsimin Parashkollor /Edukator  Ndihmws  në kopështin “10 Korriku” , Drejtoria e Arsimit , Bashkia Berat, me  kontratë pa afat.
  • Një Mësues në Arsimin Parashkollor /Edukator Ndihmws  në kopështin “Çlirim Një”, Drejtoria e Arsimit , Bashkia Berat,  me  kontratë pa afat.

 

Të merren masat e nevojshme nga ana e Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore  në Bashkinë Berat,  për të njoftuar aplikantët e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2021, sipas ligjit, udhëzimit dhe afateve ligjore .

 

 

BASHKIA  BERAT