SHPALLJE TË VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR
Bashkia Berat, për të gjithë aplikantët e interesuar të Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2019, në zbatim të Ligjit nr. 69/2012 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimit Nr. 13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, sipas kërkesës së ardhur nga institucioni arsimor, për nevoja të mësimdhënies, shpallet vendi i lirë profili parashkollor me kohëzgjatje pa afat.
- Një Mësues Edukator grupi në kopështin “ Stan” në varësi të Shkollës 9-vjeçare “Shaban Sollaku” , Moravë në Drejtorinë e Arsimit , Bashkia Berat.
Të merren masat e nevojshme nga ana e Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, për të njoftuar sipas ligjit aplikantët e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2019 sipas udhëzimit dhe afateve ligjore .
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj!
BASHKIA BERAT