Home / Njoftime / SHPALLJE TË VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

SHPALLJE TË VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

SHPALLJE TË VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

Mbështetur në Ligjin 139/2015 “Per Vetëqeverisjen Vendore”, në ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,në Ligjin nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimit nr.12, datë 10.06.2021 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, i ndryshuar, administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2022 sipas shkresës nr.2107/20 datë 15.09.2022, protokolluar me tonën me nr.4633. Prot , datë 19.09.2022, si edhe shkresën nr.964/1 Prot, datë 01.11.2022 të Drejtorisë së Arsimit “Dergim informacioni për krijimin e pozicionit vakant në kopështin “1 Qershori” për personel mësimor, shpall vendin e lirë profili parashkollor me kohëzgjatje me afat të pacaktuar .

 Një Mësues Edukator/ Mësues Grupi në kopështin “1 Qershori”, në Drejtorinë e Arsimit , Bashkia Berat , me kontratë me afat të pacaktuar.

Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, do të njoftojnë sipas ligjit kandidatet e Portalit “Mësuës për Shqipërinë” 2022 sipas udhëzimit dhe afateve ligjore .

BASHKIA BERAT