Home / Njoftime / SHPALLJE  PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR  PUNONJËS POLICIE NË DREJTORINË E POLICISË BASHKIAKE

SHPALLJE  PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR  PUNONJËS POLICIE NË DREJTORINË E POLICISË BASHKIAKE

SHPALLJE  PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR  PUNONJËS POLICIE NË DREJTORINË E POLICISË BASHKIAKE

 

 

Në zbatim të  ligjit nr. 89/2022  “Për Policinë Bashkiake” , neni 12,13,14 si edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të  Policisë Bashkiake”, kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake”, Vendimin e Kryetarit të Bashkisë nr.797,  datë 20.12.2023 ““Për miratimin e Strukturës, Organigramës së Administratës së Bashkisë dhe të Njësive Shpenzuese  në  varësi të Bashkisë Berat  për vitin 2024 , i ndryshuar ,“Për miratimin e strukturës së  Drejtorisë së Policisë Bashkiake ”,  Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat njofton se në Drejtorinë e Policisë Bashkiake  shpallen  gjashtë vende të lira pune:

 

  • 1(një) Punonjës i Policisë  Bashkiake,  në Drejtorinë e Policisë  Bashkiake , Bashkia Berat

 

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE    DO TË JETË                                    19.07.2024.

 

 

 

KOMPETENCAT DHE DETYRAT E POLICISË BASHKIAKE

 

  1. Policia Bashkiake ka këto kompetenca dhe detyra, në përputhje edhe me aktet e tjera rregullatore:
  2. siguron zbatimin e akteve të nxjerra nga kryetari i bashkisë dhe këshilli bashkiak;
  3. parandalon, konstaton dhe shqyrton kundërvajtjet administrative përmes forcimit, inspektimit dhe monitorimit në zbatim të akteve të njësive të vetëqeverisjes vendore brenda territorit të juridiksionit të saj.
  4. Në fushën e rendit dhe sigurisë në komunitet, Policia Bashkiake:
  5. merr masa të sigurisë për zbatimin e planit të emergjencës së bashkisë për parandalimin e fatkeqësive të ndryshme natyrore, si dhe bashkëpunon me strukturat e mbrojtjes civile pranë bashkisë dhe prefektit të qarkut për kapërcimin e tyre;
  6. kontrollon zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në territorin e juridiksionit të saj, sipas parashikimeve në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit që lidhen me Policinë e Shtetit;
  7. vendos kufizimin e qarkullimit në rrugë jashtë qendrave të banuara për ditët e festave lokale në bashkëpunim me organet e Policisë Rrugore;

ç) bashkëpunon me Policinë e Shtetit për mbikëqyrjen e sigurisë brenda territorit të

juridiksionit të saj;

  1. bashkërendon masat me Policinë e Shtetit për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike në raste të aktiviteteve në territorin e juridiksionit të bashkisë;
  2. dh) verifikon zbatimin e ligjshmërisë dhe patrullimin periodik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përgjatë vijës bregdetare publike dhe në zonat çlodhëse të ujërave të brendshme në thellësi të territorit, për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit të juridiksionit të bashkisë;
  3. monitoron respektimin e ndarjes së hapësirës së plazhit gjatë ushtrimit të veprimtarisë të çdo personi juridik apo fizik pranë stacioneve të plazhit në territorin e juridiksionit të bashkisë;

ë) merr masa sigurie në veprimtaritë sportive dhe ndeshjet e futbollit gjatë organizimit dhe zhvillimit të tyre si personel sigurie;

  1. mbështet strukturat përgjegjëse të bashkisë për strehimin social, për procedurat e zhvendosjes së individëve ose familjeve nga vendbanimi a strehimi i tyre;
  2. merr masa për ruajtjen e objekteve në pronësi të bashkisë, si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.
  3. Në fushën e bashkëjetesës shoqërore, Policia Bashkiake:
  4. mbikëqyr respektimin e normave etike detyruese të bashkëjetesës, të përcaktuara në rregulloren e administrimit të bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit;
  5. mbështet organet e inspektimit për zbatimin e legjislacionit për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit;
  6. siguron ekzekutimin e sanksioneve për lidhjen dhe zgjidhjen e kontratës së qirasë së banesave sociale me qira dhe kufizimet mbi banesat me kosto të ulët, të vendosura nga entet menaxhuese.
  7. Në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Policia Bashkiake:
  8. bashkërendon punën me strukturat përkatëse kur konstaton veprimtari të paligjshme për mjedisin, natyrën, pyjet, biodiversitetin dhe florën e faunën e egër;
  9. bashkëpunon me strukturat përgjegjëse të kontrollit mbi gjuetinë kur pengohen në kryerjen e detyrës;
  10. bashkëpunon me strukturat përgjegjëse të inspektimit që mbulojnë veprimtarinë e peshkimit;

ç) bashkëpunon me strukturat përgjegjëse për ushtrimin e kontrollit për mbrojtjen e liqeneve ndërkufitare, brigjeve të tyre, zonave ujëmbledhëse, si dhe veprimtaritë që ushtrohen në to;

  1. verifikon dhe kontrollon zbatimin e kërkesave mbi nivelin kufi të zhurmës së lejuar nga personat fizikë e juridikë, që ushtrojnë veprimtari që gjenerojnë zhurma, në territorin e juridiksionit të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi për zhurmat.
  2. Në fushën e veprimtarisë ekonomike dhe tregtare, Policia Bashkiake:
  3. siguron zbatimin e akteve që përcaktojnë kryerjen e veprimtarive që trajtohen si veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulante, në vende publike të përcaktuara paraprakisht nga organet e vetëqeverisjes vendore;
  4. verifikon respektimin e normave ligjore në lidhje me përdorimin në tregje apo vende të autorizuuara nga bashkia të qeseve plastike mbajtëse, si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo- degradueshme apo të oxo-biodegradueshme dhe vendosjen e materialeve reklamuese të pijeve alkoolike, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar drejtuar të miturve;
  5. mbështet strukturat përgjegjëse të taksave dhe tarifave vendore në veprimtarinë e tyre.
  6. Në fushën e mbrojtjes së shëndetit, Policia Bashkiake siguron respektimin e normave ligjore në lidhje me ndalimin e pirjes së duhanit në mjetet e transportit publik, përfshirë taksitë dhe mjediset e përbashkëta, në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme.
  7. Në fushën e ruajtjes së hapësirës publike, Policia Bashkiake:
  8. siguron zbatimin e rregullave për përdorimin e hapësirës publike, për ndalimin e zënies së hapësirave publike, hedhjen e mbeturinave dhe mbrojtjen e monumenteve, ndërtesave, parqeve dhe lulishteve publike;
  9. vëren dhe konstaton ndërtimet e kundërligjshme, njofton dhe mbështet menjëherë strukturën përgjegjëse ndërtimore e urbanistike të

bashkisë për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave ligjore;

  1. siguron zbatimin e rregullave dhe procedurave për organizimin dhe funksionimin e shërbimit publik të varrimit dhe për administrimin e varrezave në territorin e juridiksionit të bashkisë;

ç) garanton zbatimin e përcaktimeve ligjore mbi afishimin e materialeve propagandistike në vendet jashtë përcaktimeve të bëra, duke hequr menjëherë çdo material propagandues të subjekteve zgjedhore.

 

1.1 KRITERET PËR PRANIM NË POLICINË BASHKIAKE

 

KRITERET E PËRGJITHËSHME  PËR PRANIMIN NË POLICINË BASHKIAKE JANË SI MË POSHTË:

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  1. të ketë përfunduar arsimin e mesëm të lartë;
  2. të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo një kundërvajtjeje penale;
  3. ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  4. të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për punonjësit e Policisë së Shtetit;
  5. të paraqesë vërtetimin e besueshmërisë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotëroj Diplome/Deftese Pjekurie e  arsimit të mesëm të lartë sipas legjislacionit të arsimit Parauniversitar
  2. (Diplomat/ deftesat/certifikatat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  4. Të ketë figurë të pastër morale

FAZAT E KONKURIMIT

 

Pranimi në Policinë Bashkiake bazohet në parimet e shanseve të barabarta, meritës, aftësive profesionale dhe mosdiskriminimit. Procesi përzgjedhës bazohet në vlerësimin e kritereve dhe aftësive profesionale të kandidatëve.

Pranimi kryhet nëpërmjet një konkurrimi të hapur përmes një procesi përzgjedhës dhe testimi transparent e të drejtë. Fazat e konkurrimit  do të jenë përkatësisht:

  • testimi me shkrim
  • testimi fizik
  • intervista

 

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

   

Kandidatët brenda datës 19.07.2024 duhet të paraqesin pranë zyrës së protokollit të Bashkisë Berat  ose pranë  njësisë së burimeve njerëzore dokumentacionin e mëposhtëm :

 

  1. kërkesën;
  2. jetëshkrimin;
  3. fotokopjen e kartës së identitetit/
  4. Certifikate personale dhe certifikate familjare
  1. fotokopjet e noterizuara të diplomës të arsimit të mesëm të lartë;
  2. 2 (dy) foto me përmasa 4 x 6 cm;
  3. raportin   e aftësisë në  punë / mjekoligjor mbi gjendjen shëndetësore;
  4. certifikatën e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
  1. vërtetimin nga prokuroria për qenien ose jo në ndjekje penale;
  2. vërtetimin nga gjykata për çështje në proces gjykimi;
  3. dokumentet për vërtetimin e përvojës në punë apo librezën e punës;
  4. vlerësimin e fundit të punës, kur aplikantët vijnë nga administrata publike;
  5. vërtetimin që të mos ketë masë disiplinore të largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  6. vërtetimin që të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi;
  1. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e përkatëse (nëse ka);
  2. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  3. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore shteterore  që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  4. Vertetim vendbanimi.
  5. Vërtetim nga Tatim Taksat që nuk ka biznes  në territorin e bashkisë Berat

 

Pas  përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentacionit me kërkesën e bashkisë përkatëse, përpara pranimit në Policinë Bashkiake duhet të meret  edhe vërtetimi besueshmërisë që lëshohet nga struktura vendore e Policisë së Shtetit.Dokumenti do tu bashkangjitet dokumentave  te dorëzuara nga kandidatet dhe do tu vihet ne dispozicion komisionit përzgjedhës .

 

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak nga Komisioni  përzgjedhës ,Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore  Bashkia Berat  do të shpallë në në faqjen  zyrtare  të Bashkisë Berat dhe në stendat e informimit të publikut   listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe  kandidatët  do të njoftohen  për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave rast pas rasti .
Në të njëjtën kohë, kandidatët e skualifikuar  do të njoftohen  individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për arsyet e moskualifikimit nëpërmjet adresës nëpërmjet adresës tyre të e-mailit. Kandidatët  kanë të drejtë të ankimojnë  pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat . Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit.

 

1.4  

FUSHA KRYESORE MBI TË CILËN BAZOHET KONKURIMI

 

  • Njohuritë mbi ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
  • Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë
  • Njohuritë mbi ligjin 89/2022 “Për Policinë Bashkiake”
  • Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të Policisë Bashkiake”.
   

1.5  

MËNYRA E VLERESIMIT TË  KANDIDATËVE

 

Kandidatët  do të vlerësohen  për këto faza  të konkurimit

 

  • Testim me shkrim deri në 60 pikë

1.Testimi me shkrim kryhet brenda 20 (njëzet) ditëve nga shpallja e listës së kandidatëve, që plotësojnë kriteret ligjore për t’u pranuar në Policinë Bashkiake. Më shumë detaje në lidhje me mënyrën e  e zhvilimit të testimit  i gjeni në kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake” të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të  Policisë Bashkiake”.

 

Kandidati nuk kualifikohet për vazhdimin e konkurrimit nëse nuk merr 60% të pikëve të përcaktuara.

Kandidati që merr më shumë   60%  të pikëve   të përcaktura të tëstimit do të do të njoftohen për të vazhduar  procesin e testimit.

 

  • Testim i aftësive fizike;

Në këtë fazë konkurrimi, totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 20 (njëzet) pikë,

Kandidatët që kalojnë testimin me shkrim i nënshtrohen testimit të aftësive fizike, i cili teston aftësitë psikomotore të kandidatit, ku përfshihen shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca dhe koordinimi fizik.

Përmbajtja e testimit të aftësive fizike dhe mënyra e vlerësimit të kandidatëve përgatiten nga institucioni arsimor i Policisë së Shtetit pranë ministrisë përgjegjëse për çështjet e rendit dhe sigurisë publike.

Kandidati quhet fitues kur ka marrë mbi 60% të pikëve të përcaktuara për testimin e aftësive fizike.

Kandidatët fitues renditen sipas pikëve të marra në listën e kandidatëve të suksesshëm dhe njoftohen për intervistën.

  • Intervista me gojë

Intervista konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.

Në këtë fazë konkurrimi, totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 20 (njëzet) pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

  1. jetëshkrimi (CV), që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, deri në 10 pikë;
  2. intervista, deri në 10 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me mënyrën e  e zhvilimit të testimit  i gjeni në kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake” të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të  Policisë Bashkiake”.

Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit të testimit me shkrim ,testimit fizik  dhe rezultatit të intervistës me gojë .

 

Kandidati që merr  më shumë se 60 pikë për të treja fazat konsiderohet i suksesshëm .

 

Kandidatët, që kanë marrë më pak se 60 pikë, renditen në një listë të posaçme që nuk bëhet publike dhe ata njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore.

Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Komisioni  përzgjedhës dhe  Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat . Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e  njoftimit dhe do të marin përgjigje zyrtare brenda 5 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të ankimimit.

 

Kandidati që merr më pak se 60 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

   

1.6

 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve për të treja fazat e konkurimit, raportit dhe vendimit nga  komisioni përzgjedhës si edhe përfundimit të fazës së ankimimit ,Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore,  Bashkia Berat  do të shpallë fituesit në portalin Agjencia  Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ,Faqjen  Zyrtare të  Bashkisë   dhe në stendën e informimit të publikut.

 

 

BASHKIA  BERAT