Home / Njoftime / SHPALLJE  PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR  INSPEKTOR  NË DREJTORINË E POLICISË BASHKIAKE

SHPALLJE  PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR  INSPEKTOR  NË DREJTORINË E POLICISË BASHKIAKE

SHPALLJE  PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR  INSPEKTOR  NË DREJTORINË E POLICISË BASHKIAKE

Në zbatim të  ligjit nr. 89/2022  “Për Policinë Bashkiake” , si edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të  Policisë Bashkiake”, kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake”, Vendimin e Kryetarit të Bashkisë nr.797,  datë 20.12.2023 “Për miratimin e Strukturës, Organigramës së si edhe   planin e  pranimit në Policine Bashkiake,   Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat njofton se në Drejtorinë e Policisë Bashkiake  shpallen  gjashtë vende të lira pune:

 

  • 1(një) Inspektor të Policisë  Bashkiake,  në Drejtorinë e Policisë  Bashkiake , Bashkia Berat

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE    DO TË JETË                          02.05.2024

 

KOMPETENCAT DHE DETYRAT E INSPEKTORIT TË POLICISË BASHKIAKE

– Inspekton veprimtarinë e policisë bashkiake në terren dhe në zyrë.

– Organizon, drejton, kontrollon dhe përgjigjet përpara eprorit, për sigurimin e zbatimit të     detyrimeve dhe kompetencave që ka sipas ligjit.

– Kryen hetime në raste të veçanta sipas nevojës.

– Koordinon veprimtarinë e punës dhe raporton tek Drejtuesi I Policisë Bashkiake në lidhje me raportin me Policinë e Shtetit për zbatimin e detyrimeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e rendit e të sigurisë publike në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme për aktivitetet që zhvillohen në territorin e bashkisë.

– Monitoron zbatimin e procedurave dhe politikave të policisë.

– Përgatit për të paraqitur tek eprori lidhur me planifikimin e aktivitetit të Policisë Bashkiake, në mbështetje të detyrave të caktuara, për të siguruar realizimin në kohë të

objektivave të përcaktuar.

– Përgatit raporte dhe rekomandime për përmirësimin e performancës së policisë bashkiake.

– Bashkëpunon me autoritetet e tjera për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.

 

1.1

KRITERET PËR PRANIM INSPEKTOR  NË POLICINË BASHKIAKE

 

KRITERET E PËRGJITHËSHME  PËR PRANIMIN NË POLICINË BASHKIAKE JANË SI MË POSHTË:

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  1. të ketë përfunduar arsimin e lartë  ne shkenca shoqërore, juridike, ekonomike ose institucionet arsimore të sigurisë;
  2. të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo një kundërvajtjeje penale;
  3. ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  4. të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për punonjësit e Policisë së Shtetit;
  5. të paraqesë vërtetimin e besueshmërisë.
  1. të mos jetë subjekt i ndalimeve sipas legjislacionit në fuqi për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të kete përfunduar ciklin e parë të studimeve të arsimit të lartë ose të ketë diplomë të barasvlershme me të. në shkenca shoqërore, juridike, ekonomike ose institucionet arsimore të sigurisë ,  Diplome/e arsimit të lartë sipas legjislacionit të arsimit  të lartë.
  2. (Diplomat/ të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht dhe njësuar diplomën sipas përcaktimeve për njësimin e diplomave, të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë, pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  4. Vjetersi në punë një vit , në administratën publike, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, Shërbimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, në profesionet e lira ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to në sektorin privat;
  5. Të ketë figurë të pastër morale.

FAZAT E KONKURIMIT

 

Pranimi në Policinë Bashkiake bazohet në parimet e shanseve të barabarta, meritës, aftësive profesionale dhe mosdiskriminimit. Procesi përzgjedhës bazohet në vlerësimin e kritereve dhe aftësive profesionale të kandidatëve.

Pranimi kryhet nëpërmjet një konkurrimi të hapur përmes një procesi përzgjedhës dhe testimi transparent e të drejtë. Fazat e konkurrimit per Inspektor të Policisë Bashkiake  do të jenë përkatësisht:

  • testimi me shkrim
  • intervista

 

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët brenda datës 02.05.2024 duhet të paraqesin pranë zyrës së protokollit të Bashkisë Berat  ose pranë  njësisë së burimeve njerëzore dokumentacionin e mëposhtëm :

  1. kërkesën;
  2. jetëshkrimin;
  3. fotokopjen e kartës së identitetit;
  1. fotokopjet e noterizuara të diplomës lartë;
  2. 2 (dy) foto me përmasa 4 x 6 cm;
  3. raportin   e aftësisë në  punë / mjekoligjor mbi gjendjen shëndetësore;
  4. certifikatën e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
  1. vërtetimin nga prokuroria për qenien ose jo në ndjekje penale;
  2. Formular vetedeklarimi per dekriminalizimin
  3. vërtetimin nga gjykata për çështje në proces gjykimi;
  4. dokumentet për vërtetimin e përvojës në punë apo librezën e punës;
  5. vlerësimin e fundit të punës, kur aplikantët vijnë nga administrata publike;
  6. vërtetimin që të mos ketë masë disiplinore të largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  7. vërtetimin që të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi;
  1. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e përkatëse (nëse ka);
  2. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  3. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore shteterore  që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  4. Vertetim vendbanimi.
  5. Vërtetim nga Tatim Taksat që nuk ka biznes  në territorin e bashkisë Berat

 

Pas  përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentacionit me kërkesën e bashkisë përkatëse, duhet të meret  edhe vërtetimi besueshmërisë që lëshohet nga struktura vendore e Policisë së Shtetit.Dokumenti do tu bashkangjitet dokumentave  te dorëzuara nga kandidatet dhe do tu vihet ne dispozicion komisionit përzgjedhës .

 

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak nga Komisioni  përzgjedhës ,Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore  Bashkia Berat  do të shpallë në në faqjen  zyrtare  të Bashkisë Berat dhe në stendat e informimit të publikut   listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe  kandidatët  do të njoftohen  për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave rast pas rasti .
Në të njëjtën kohë, kandidatët e skualifikuar  do të njoftohen  individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për arsyet e moskualifikimit nëpërmjet adresës nëpërmjet adresës tyre të e-mailit. Kandidatët  kanë të drejtë të ankimojnë  pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat . Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit.

 

1.4  FUSHA KRYESORE MBI TË CILËN BAZOHET KONKURIMI
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
  • Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë
  • Njohuritë mbi ligjin 89/2022 “Për Policinë Bashkiake”
  • Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të Policisë Bashkiake”.
  • Ligjin 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
 

1.5  MËNYRA E VLERESIMIT TË  KANDIDATËVE

Kandidatët  do të vlerësohen  për këto faza  të konkurimit

 

  • Testim me shkrim deri në 60 pikë

1.Testimi me shkrim kryhet brenda 20 (njëzet) ditëve nga shpallja e listës së kandidatëve, që plotësojnë kriteret ligjore për t’u pranuar në Policinë Bashkiake. Më shumë detaje në lidhje me mënyrën e  e zhvilimit të testimit  i gjeni në kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake” të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të  Policisë Bashkiake”.

Kandidati nuk kualifikohet për vazhdimin e konkurrimit nëse nuk merr 60% të pikëve të përcaktuara.

Kandidati që merr më shumë   60%  të pikëve   të përcaktura të tëstimit do të do të njoftohen për të vazhduar  procesin e Intervistes

 

  • Intervista me gojë deri në 40 pikë

Intervista konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.

Në këtë fazë konkurrimi, totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 20 (njëzet) pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

  1. jetëshkrimi (CV), që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, deri në 10 pikë;
  2. intervista, deri në 30 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me mënyrën e  e zhvilimit të testimit  i gjeni në kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake” të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të  Policisë Bashkiake”.

Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit të testimit me shkrim ,testimit fizik  dhe rezultatit të intervistës me gojë .

 

Kandidati që merr  më shumë se 60 pikë për të dyja  fazat konsiderohet i suksesshëm .

 

Kandidatët, që kanë marrë më pak se 60 pikë, renditen në një listë të posaçme që nuk bëhet publike dhe ata njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore.

Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Komisioni  përzgjedhës dhe  Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat . Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e  njoftimit dhe do të marin përgjigje zyrtare brenda 5 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të ankimimit.

Kandidati që merr më pak se 60 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

1.6  DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve për të treja fazat e konkurimit, raportit dhe vendimit nga  komisioni përzgjedhës si edhe përfundimit të fazës së ankimimit ,Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore,  Bashkia Berat  do të shpallë fituesit në portalin Agjencia  Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ,Faqen  Zyrtare të  Bashkisë   dhe në stendën e informimit të publikut.

 

 

                                                 BASHKIA BERAT