Shpallje për vend të lirë pune në Arsimin Parashkollor
Bashkia Berat, për të gjithë aplikantët e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2024, bazuar në Ligjin Nr.69/2012, datë 21.06.2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, Udhëzimin Nr. 8, datë 03.05.2024 të MAS “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2024” dhe kërkesave të ardhura nga intitucionet e arsimit parashkollor mbi vendet vakante të krijuara, shpall vendin e lirë të punës si më poshtë:
Ø 1 (një) mësuese/edukatore grupi në kopshtin “Gjoroven” (me afat të caktuar);
Portali do të zhvillohet ditën e hënë, datë 21.01.2025, ora 12:00, në ambientet e Bashkisë Berat.