Home / Njoftime / SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,LËVIZJE PARALELE, NGRITJEN NË DETYRË NË SHËRBIMIN CIVIL PËR NIVELIN E ULËT DREJTUES NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,LËVIZJE PARALELE, NGRITJEN NË DETYRË NË SHËRBIMIN CIVIL PËR NIVELIN E ULËT DREJTUES NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,LËVIZJE PARALELE, NGRITJEN NË DETYRË NË SHËRBIMIN CIVIL PËR NIVELIN E ULËT DREJTUES

NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin :

1(një) Përgjegjës Sektori për Administrimin e Sistemit Elektronik të Lejeve të Ndertimit, Drejtoria e Planifikimit Urban, Lejeve dhe Monitorimit të Investimeve..Kategoria e pagës III-a/1.

Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për të dyja Procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në shërbimit civil) aplikohet në të njëjtën kohë!
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË 27.05.2024

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË NË SHËRBIMIN CIVIL DO TË JETË
31.05.2024

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

1. Bashkerendimi i veprimtarisë se sektorit , mbikëqyrja dhe kontrrolli i funksionimit të Regjistrit Kombëtar të Planifikimit të Territorit për Bashkinë, inventarit elektronik te sistemit e-lejeve dhe shkresor i cili ruhet, mirëmbahet, administratohet dhe përditësohet në mënyrë të pavarur nga autoritetet e planifikimit.
2. Siguron që burimet materiale, financiare dhe njerëzore, në dispozicion të kësaj njësie organizative përdoren në mënyre të tillë që objektivat dhe misioni përkatës të realizohen në mënyrë eficente dhe efikase duke respektuar të gjithë kuadrin normativ dhe rregullator në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
3. Zbaton rekomandimet apo sugjerimet e eprorëve me qëllim përmirësimin e praktikave apo procedurave të zbatuara.
4. Përgatit raporte periodike dhe informon Drejtorin e për ecurunë e punës në sektor.
5. Shpërndan punën mes specialistëve, me qëllim përmirësimin e performancës.
6. Siguron drejtimin e sektorit, monitoron përformancën e tyre, si dhe i ndihmon ose i disiplinon, rast pas rasti, me qëllim motivimin dhe zhvillimin profesional te tyre.
7. Vlerëson aftësitë dhe performancën e përgjithshme e nëpunësve të sektorit, duke përgatitur vlerësimet me shkrim të rezultateve në punë, gjykon mbi ecurinë dhe vë në dukje fushat në të cilat janë të nevojshme përmirësime.
8. Propozon përgjegjësi, objektiva dhe procedura të punës të mirëpercaktura për specialistët e sektorit.
9. Udhëzon stafin në përmbushjen e aktivitetit të përditshëm të sektorit dhe siguron që kjo veprimtari të jetë në përputhje me legjislacionin, politikat institucionale dhe standartet përkatëse.

1 LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori ,Kategoria III-a/1
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca të Ing.Ndërtimit etj… si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
• Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite ne profesion në në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet.
• Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
• Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë të BE-së përbën avantazh
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
b- Kerkese , leter motivimi
c- Fotokopje të diplomës dhe listes se notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
d- Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil
e- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
f- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
g- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
h- Çertifikate personale , Familjare
i- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale),
j- Vertetim nga Gjykata
k- Vërtetim nga Prokuroria.
l- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
m- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
n- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës 27.05.2024

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 28.05.2024 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ”, në faqen zyrtare të Bashkisë si edhe në stendën e Informimit të Publikut , listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit , nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

• Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil.
• Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
• Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
• Njohuritë mbi ligjin Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
• Njohuritë mbi ligjin Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik

• Njohuritë mbi ligjin 107/2014 ,”Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit “.
• VKM nr.671 datë 21.07.2015 “Për miratimin e rregullores së Planifikimit të Territorit”
• Udhëzim nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores për Zhvillimin e Territorit”
• Njohuritë mbi ligjin 8402 datë 10/09/1998 ‘’ Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndertimit” .
• Njohuritë mbi udhëzimin nr 3 datë 15/02/2001 ‘’ Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit.i ndryshuar me udhëzimin nr.1 datë 22/02/2005 , i ndryshuar me udhëzimin nr.1 datë 16.06.2011.
• Njohuritë mbi udhëzimin nr 2 .datë 13/05/2005 ‘’ Për zbatimin e punimeve të ndërtimit ‘’ .
• Njohuritë mbi VKM nr 704 datë 29.10.2014”Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori ,projektim ,mbikqyrje dhe kolaudim”.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, “Për proçesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

2 NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në një kategori me poshtë (III-b)
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca të Ing.Ndërtimit etj… si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
• Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite ne profesion në në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet.
• Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
• Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë të BE-së përbën avantazh

2.2 DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
2. http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
3. Kerkese , leter motivimi
4. Fotokopje të diplomës dhe listes se notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
5. Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil
6. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
7. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
8. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
9. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale),
10. Vertetim nga Gjykata
11. Vërtetim nga Prokuroria.
12. Çertifikate personale , Familjare
13. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
14. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
15. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin me postë në sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës 31.05.2024 .

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Duke filluar nga data 10.06.2024, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare të Institucionit ,portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ”, dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për ngritje në detyrë për Kategorinë e Ulët Drejtuese, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

• Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil.
• Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
• Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
• Njohuritë mbi ligjin Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
• Njohuritë mbi ligjin Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik

• Njohuritë mbi ligjin 107/2014 ,”Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit “.
• VKM nr.671 datë 21.07.2015 “Për miratimin e rregullores së Planifikimit të Territorit”
• Udhëzim nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores për Zhvillimin e Territorit”
• Njohuritë mbi ligjin 8402 datë 10/09/1998 ‘’ Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndertimit” .
• Njohuritë mbi udhëzimin nr 3 datë 15/02/2001 ‘’ Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit.i ndryshuar me udhëzimin nr.1 datë 22/02/2005 , i ndryshuar me udhëzimin nr.1 datë 16.06.2011.
• Njohuritë mbi udhëzimin nr 2 .datë 13/05/2005 ‘’ Për zbatimin e punimeve të ndërtimit ‘’ .
• Njohuritë mbi VKM nr 704 datë 29.10.2014”Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori ,projektim ,mbikqyrje dhe kolaudim”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ”,, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

BASHKIA BERAT