Home / Njoftime / SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,LËVIZJE PARALELE , NGRITJEN NË DETYRË   DHE PRANIM NGA JASHTE  SHËRBIMIT CIVIL  PËR NIVELIN E MESËM  DREJTUES NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMES MASTER SHKENCOR

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,LËVIZJE PARALELE , NGRITJEN NË DETYRË   DHE PRANIM NGA JASHTE  SHËRBIMIT CIVIL  PËR NIVELIN E MESËM  DREJTUES NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMES MASTER SHKENCOR

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,LËVIZJE PARALELE , NGRITJEN NË DETYRË   DHE PRANIM NGA JASHTE  SHËRBIMIT CIVIL  PËR NIVELIN E MESËM  DREJTUES

NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMES MASTER SHKENCOR

Në zbatim të nenit  26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë dhe Pranim të kandidatëve nga jashtë shërbimit civil  për pozicionin :

  • 1(një) Drejtor në Drejtorinë e Planifikimit Urban , Lejeve dhe Monitorimit të Investimeve. Kategoria e pagës II-b.

Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në  detyrë.  

Për të  treja   Procedurat (lëvizje paralele  dhe ngritje në shërbimit civil dhe pranim nga jashtë shërbimit civil ) aplikohet në të njëjtën kohë!

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË                                                                                21.09.2020 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË        DHE PRANIM NGA JASHTË DO TË JETË                          24.09.2020

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
 
  1. Organizon  dhe drejton punën për hartimin e detyrave së projektimit, te ngritjes së grupeve të punës për hartimin e projekt-preventivave sipas urdhrave të kryetarit të Bashkisë në mbështetje  të Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
  2. Organizon punën për hartimin e instrumentave vendore të planifikimit të territorit (PPV,PDV etj ) dhe pas prezantimit dhe dëgjimit në publik e paraqet për miratim në Këshillin Bashkiak,AKPT, dhe KKT, në mbështetje të ligjit nr. 107/2014 Për Planifikimin e Territorit”.
  3. Mban lidhje sistematike me AKPT.
  4. Koordinon punën dhe bashkëpunon ngushte me strukturat paralele në Qark, me ndërmarjet dhe institucionet që operojnë në qytet.
  5. Organizon dhe koordinon fazat e dëgjimit në publik përpara miratimit të instrumentave të zhvillimit të territorit sipas kërkesave të paraqitura nga qytetarët dhe subjektet private.
  6. Mbështetur në prioritetet afat shkurtra, afat mesme dhe afat gjatë të strategjisë së Bashkisë drejton punën për hartimin e detyrave të projektimit, të Planeve të detajuara vendore, studimeve infrastrukturore dhe i paraqet për financim nga Buxheti i Bashkisë ose per grantet konkurruese të   financuara  nga Buxheti i Shtetit.
  7. Organizon punën për afatet e përcaktuara në ligj mbi kërkesat për leje zhvillimi ose  ndërtimi nga qytetarë dhe subjekte të interesuar duke e ndjekur korrespondencën sipas hapave të përcaktuara në ligjin 107/2014 Për Planifikimin e Territorit”.
  8. Organizon dhe koordinon punën për shqyrtimin e dosjeve teknike dhe jep me shkrim mangesitë, plotësimet nëse duhen bërë  dhe mendimin për cdo kërkesë.
  9. Në fund të procesit të zhvillimit kur aktet e kontrollit vërtetojnë realizimin e punimeve në përputhje me kushtet e lejes dhe sipas fazave të përcaktuara në rregulloren e zhvillimit (Seksioni 7, neni 38  mbi kushtet e zbatimit dhe mbikëqyrjes së punimeve ) harton  çertifikatën e përdorimit të strukturës,duke u mbështetur ne Ligjin  nr. 107/2014 Për Planifikimin e Territorit” si dhe relacionin përkatës  për vendimmarrje nga kryetari i bashkisë.
  10. Organizon punën për dhënien e çertifikatës së përdorimit shqyrtohet dhe jepet sipas procedurës dhe afateve të përcaktuara në legjislacionin për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.
  11. Gjatë hartimit të projekt-buxhetit kërkon fonde për Plane të detajuara vendore  dhe hartim projektesh.
  12. Jep informacion me shkrim Kryetarit të Bashkisë dhe  Këshillit të Bashkisë sa here që kërkohet.
  13. Organizon punën e komisioneve përkatëse  për kontollin e projekteve të ardhura nga studiot e licensuara të porositura nga bashkia për investime publike
  14. Pas përfundimit të punimeve në investimet publike, së bashku me drejtoritë përfituese nga investimi me fonde publike dhe me sektorin e Kontrollit të lejeve të ndërtimit dhe investimeve,  Organizon punën për marje në dorëzim të përkohshëm për ta vënë në shfrytëzim.
  15. Në sistemin e e-lejeve ndjek procedurat sipas ligjit dhe kur vëren mangësi i kthen për rishqyrtim dosjet, ose i kalon për të vazhduar me tej procedurat.
1 LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori ,Kategoria II-b
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  • Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në   Shkenca  të Inxhinierisë së Ndërtimit /Arkitektur / Urbanistik  ,   si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në profesion, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet.
  • Njohja e e gjuhes angleze ose e nje gjuhe  të dytë e BE-së  .
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Kerkese , leter motivimi
  • Fotokopje të diplomës dhe listes se notave  (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale), vertetim nga Gjykata , Vërtetim nga
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Deshmi/certifikate njohje gjuha e huaj
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Kandidatët duhet të dorëzojnë  dokumentacionin me postë në sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës 21.09.2020

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 22.09.2020  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Bashkisë si edhe në stendën e Informimit të  Publikut , listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit , nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 107/2014 ,”Për Planifikimin dhe Zhvillimin  e Territorit “.
  • VKM  nr.671  datë  21.07.2015  “Për miratimin e rregullores së Planifikimit të  Territorit”
  • Udhëzim nr.408  datë  13.05.2015  “Për miratimin e Rregullores  për  Zhvillimin e Territorit”
  • Njohuritë mbi ligjin 8402 datë 10/09/1998 ‘’ Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndertimit” .
  • Njohuritë mbi udhëzimin nr 3 datë 15/02/2001 ‘’ Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit.i ndryshuar me udhëzimin nr.1 datë 22/02/2005 , i ndryshuar me  udhëzimin nr.1 datë 16.06.2011.
  • Njohuritë mbi udhëzimin nr 2 .datë 13/05/2005 ‘’ Për zbatimin e punimeve të ndërtimit ‘’ .
  • Njohuritë mbi VKM nr 704 datë 29.10.2014”Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori ,projektim ,mbikqyrje dhe kolaudim”.
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.10431 datë 09.06.2011 “ Për mbrojtjen e Mjedisit”.
  • Njohuritë mbi Ligji Nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”.
  • Njohuritë mbi Ligji nr. 10440  datë 07.07.2011 “ Për Vlerësimin Ndikimit në Mjedis”.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, “Për proçesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

2 NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.  
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në një kategori me poshtë (pergjegjes III-a/1)
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
  • Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në   Shkenca  të Inxhinierisë së Ndërtimit /Arkitektur / Urbanistik  ,   si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në profesion, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet.
  • Njohja e e gjuhes angleze ose e nje gjuhe  të dytë e BE-së  .
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
2.2 DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  • Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vertetim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale), vertetim nga Gjykata , Vërtetim nga
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  • Deshmi/certifikate njohje gjuha e huaj
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Kandidatët duhet të dorëzojnë  dokumentacionin me postë në sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës  24.09.2020 .

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Duke filluar nga data 29.09.2020, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për ngritje në detyrë  për Kategorinë e Mesme   Drejtuese, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 107/2014 ,”Për Planifikimin dhe Zhvillimin  e Territorit “.
  • VKM  nr.671  datë  21.07.2015  “Për miratimin e rregullores së Planifikimit të  Territorit”
  • Udhëzim nr.408  datë  13.05.2015  “Për miratimin e Rregullores  për  Zhvillimin e Territorit”
  • Njohuritë mbi ligjin 8402 datë 10/09/1998 ‘’ Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndertimit” .
  • Njohuritë mbi udhëzimin nr 3 datë 15/02/2001 ‘’ Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit.i ndryshuar me udhëzimin nr.1 datë 22/02/2005 , i ndryshuar me  udhëzimin nr.1 datë 16.06.2011.
  • Njohuritë mbi udhëzimin nr 2 .datë 13/05/2005 ‘’ Për zbatimin e punimeve të ndërtimit ‘’ .
  • Njohuritë mbi VKM nr 704 datë 29.10.2014”Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori ,projektim ,mbikqyrje dhe kolaudim”.
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.10431 datë 09.06.2011 “ Për mbrojtjen e Mjedisit”.
  • Njohuritë mbi Ligji Nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”.
  • Njohuritë mbi Ligji nr. 10440  datë 07.07.2011 “ Për Vlerësimin Ndikimit në Mjedis”.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike  për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

3.1 KUSHTET  QË DUHET  TË PLOTËSOJË  KANDIDATI  NË PROCEDURËN PRANIMIT NGA JASHTË NË KATEGORINE E MESME DREJTUESE  NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit  civil  janë:

1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22   dhe 26/4  të Ligjit nr. 152/2013:

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në   Shkenca  të Inxhinierisë së Ndërtimit /Arkitektur / Urbanistik  ,   si  diploma   Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në profesion, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet.
  • Njohja e e gjuhes angleze ose e nje gjuhe  të dytë e BE-së  .
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
3.2 DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  • Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Certifikata për gjuhën e huaj
  • Vertetim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale), vertetim nga Gjykata , Vërtetim nga
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Deshmi/certifikate njohje gjuha e huaj
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi, Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Kandidatët duhet të dorëzojnë  dokumentacionin me postë në sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës  24.09.2020

3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Duke filluar nga data 29.09.2020  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet  për pranim nga jashte në Sherbimin civil për Kategorinë e Mesme   Drejtuese, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 107/2014 ,”Për Planifikimin dhe Zhvillimin  e Territorit “.
  • VKM  nr.671  datë  21.07.2015  “Për miratimin e rregullores së Planifikimit të  Territorit”
  • Udhëzim nr.408  datë  13.05.2015  “Për miratimin e Rregullores  për  Zhvillimin e Territorit”
  • Njohuritë mbi ligjin 8402 datë 10/09/1998 ‘’ Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndertimit” .
  • Njohuritë mbi udhëzimin nr 3 datë 15/02/2001 ‘’ Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit.i ndryshuar me udhëzimin nr.1 datë 22/02/2005 , i ndryshuar me  udhëzimin nr.1 datë 16.06.2011.
  • Njohuritë mbi udhëzimin nr 2 .datë 13/05/2005 ‘’ Për zbatimin e punimeve të ndërtimit ‘’ .
  • Njohuritë mbi VKM nr 704 datë 29.10.2014”Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori ,projektim ,mbikqyrje dhe kolaudim”.
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.10431 datë 09.06.2011 “ Për mbrojtjen e Mjedisit”.
  • Njohuritë mbi Ligji Nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”.
  • Njohuritë mbi Ligji nr. 10440  datë 07.07.2011 “ Për Vlerësimin Ndikimit në Mjedis”.
  • Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

3.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 BASHKIA  BERAT