SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)
NIVELI MINIMAL I DIPLOMËS BACHELOR
Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet :
Specialist për Taksat dhe Tarifat në Njësitë Administrative Otllak, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave, klasa IV-a
* Pozicioni i lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.
Për të dyja procedurat ( lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë.
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË 21.03.2018
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL DO TË JETË 26.03.2018
Përshkrim përgjithësues i punës
1. Administron dhe ndjek arkëtimet e të ardhurave nga taksat dhe tarifat për familjet dhe bizneset të Njësisë Administrative Otllak.
2. Kontrollon dokumentacionin e servirur, kontrollon shlyerjen e detyrimeve ndaj Bashkisë, në rast parregullsie bën rillogaritjet, plotëson faturën/mandatin për arkëtim, hedh të dhënat në regjistër, bën ndryshimet përkatëse në database-in dhe regjistrin mbi të cilin punon.
3. Informon aplikantin që do të çelë biznes të ri dhe ekzistues për dokumentacionin që duhet të paraqesë, mënyrën dhe afatet e pagesës sipas kërkesës së ligjeve në fuqi dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak si dhe urdhrave të Kryetarit të Bashkisë dhe e pais çdo subjekt që administron me karton regjistrimi dhe me librezën e taksave dhe tarifave vendore.
4. Mban në dosjen e subjektit gjithë informacionin për të, si dhe gjithë praktikën tatimore subjekt – drejtori.
5. Merr masa që t’i dërgojë zyrtarisht çdo tatimpaguesi (biznes i vogel,
6. Bën verifikimin nëse subjektet zbatojnë dispozitat e përcaktuara me ligj në lidhje me afishimin në vende të dukshme të certifikatës së regjistrimit në organin tatimor, afishimin e çmimeve etj.
7. Mban rezultatet e kontrollit, përditëson informacioni e disponuar, propozon masat për t’u ndërmarrë pas kontrollit.
8. Kryen rakordimet me specialistin për tregjet, ambulantët, tarifat, të ardhurat e tjera dhe rakordimet me Njësitë Administratve në lidhje me të ardhurat e realizuara nga Njësia Administrative.
9. Jep informacionin bazë në përgatitjen e parashikimeve mbi të ardhurat vjetore nga taksat vendore, për sa ato kanë të bëjnë me subjektet qe ai administron.
10. Ndjek në mënyrë periodike dhe rakordon me kontabilitetin për detyrimet e pashlyera të subjekteve që administron dhe ia paraqet përgjegjësit të sektorit.
11. Ndërton një regjistër të plotë dhe efektiv elektronik të bizneseve të regjistruara, të paregjistruara, verifikimin e bizneseve të pezulluara, të riaktivizuara si dhe të çregjistruara, me informacionin e marrë nga kontrolli në terren si dhe nga informacioni i marrë nga QKB-ja.
I – LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta.
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :
• Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
• Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv,mirë apo shumë mirë nga punëdhënësi i fundit
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Të zotëroj ,Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) /Bachelor/ Master Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca ekonomike dhe shkenca Juridike sipas emertomeve që përmbajnë këto grupe. Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
• Pervoja në punë një vit
• Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
• Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.
2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 21.03.2018 dokumentat si më poshtë:
1. Kerkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)
2. Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)
3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Fotokopje kartës së Identitetit.
5. Dëshmi kualifikimi nëse ka.
6. Aktin e statusit të nëpunësit Civil
7. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
8. Vertetim që nuk kanë masë disiplinore, në fuqi të vërtetuar nga punëdhenesi i fundit
9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
10. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
11. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara.
3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Duke filluar nga data 23.03.2018 Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :
• Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
• Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
• Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
• Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligji nr 9632 “Për sistemin e taksave vendore”i ndryshuar. Si edhe aktet nën ligjore në zbatim te tij
5- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën si edhe ligjet e sipër cituar.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.
6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit , Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22 të Ligjit nr. 152/2013:
• Të jetë shtetas shqiptar.
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
• Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
• Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
• Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Të zotëroj ,Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) /Bachelor/ Master Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca ekonomike dhe shkenca Juridike sipas emertomeve që përmbajnë këto grupe. Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
• Pervoja në punë një vit
• Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.
2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda dates 26.03.2018 dokumentat si më poshtë:
1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
2. Jetëshkrim standart (Curriculum Vitae )
3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Fotokopje kartës së Identitetit.
5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
6. Vertetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi
7. Dëshmi i gjendjes gjyqësore, vertetim nga Gjykata, vertetim nga Prokuroria.
8. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjeksor kompetent i aftë për punë
9. Fotokopjo të librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara
3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Duke filluar nga data 29.03.2018 Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Sherbimin Kombetar të Punesimit ,Faqjen Zyrtare dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :
• Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
• Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
• Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
• Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligji nr 9632 “Për sistemin e taksave vendore”i ndryshuar. Si edhe aktet nën ligjore në zbatim te tij
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punesimit Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
BASHKIA BERAT