Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST) NIVELI I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST) NIVELI I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet :

1(nje ) “Specialist Juridik në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore , Marrdhënieve me Publikun dhe Juridike.

* Pozicioni I lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive. Për të dyja procedurat ( lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë.

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË 25.07.2016 DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL DO TË JETË 28.07.2016

Përshkrim përgjithësues i punës dhe Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët:

Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Juridike .

Te jap asistence Juridike për të gjitha zyrat ,drejtorite per interpretimin ligjor në tërësi dhe zbatimin e ligjit. Asistencë ligjore në përgatitjen e praktikave dhe materialeve si edhe ato problematika që kanë nevojë për vendimmarrje në këshillin Bashkiak.

Te perfaqësoj Bashkinë Berat në seanca gjyqësore në të gjitha shkallët e gjyqësorit harton kerkesë padi dhë ndjek procestet gjyqësore.

Mer pjese si antar komisioni si Specialist Juridik kur kerkohet.

Jep asistence juridike per të gjitha procedurat në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore

I – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta.

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.

Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv,mirë apo shumë mirë nga punëdhënësi i fundit Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Juridike

Pervoja në pune deri ne 2 vite

Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.

Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 25.07.2016 dokumentat si më poshtë:

Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi) Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)

Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.

Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.

Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka. Aktin e statusit të nëpunësit Civil

Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.

Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi

Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.

Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë

Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara.

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga data 26.07.2016 Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin. Eksperiencën e tyre të mëparshme. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Ligji 44/2015

Kodi I Procedurave Administrative

ligjit nr 7961 date 12.07.1995

Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .

Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”

Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.

Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve për lëvizjen paralele

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).

60 pikë intervista e strukturuar me gojë.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit , Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,25 të Ligjit nr. 152/2013:

Të jetë shtetas shqiptar.

Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

Të zotërojnë një diplomë Universitare të nivelit Bachelor/Master Profesional /Master Shkencor sipas specifikimet të pozicionit në Ing.Ndertimi/Arkitekt .

Pervoja në deri 2 vite pune .

Njohja e gjuhës së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.

Mbajtesi i ketij pozicioni duhet te kete aftesi te mira komunikimi Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda datës 28.07.2016 dokumentat si më poshtë:

Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)

Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)

Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.

Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.

Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.

Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi Dëshmi i gjendjes gjyqësore ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.

Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë

Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga data 04.08.2016 Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Sherbimin Kombetar të Punesimit ,Faqjen Zyrtare dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin. Eksperiencën e tyre të mëparshme. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :

1(nje ) “Specialist Juridik në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore , Marrdhënieve me Publikun dhe Juridike.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Ligji 44/2015

Kodi I Procedurave Administrative

ligjit nr 7961 date 12.07.1995

Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar

Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .

Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”

Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.

Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”..

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin. Eksperiencën e tyre të mëparshme. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë: 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar 25 pikë intervista me gojë. 60 vlerësimi me shkrim.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punesimit Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

NJËSIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE