SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)
Lloji i diplomës “Shkenca Kompjuterike ”
Niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Bashkia Berat, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin :
1(një ) Specialist i Teknologjisë së Informacionit në Drejtorine e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, kategoria III-b
* Pozicioni I lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.
Për të dy Procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil)
aplikohet në të njëjtën kohë!
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE
DO TË JETË 18.01.2024
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL DO TË JETË 23.01.2024
Përshkrimi i Punës
- Administron, mirëmban dhe përditëson informacionin e website-t zyrtar të bashkisë www.bashkiaberat.gov.al .
Publikon materialet dhe dokumentat e Këshillit Bashkiak, në ëebsite-n zyrtar të Bashkisë Berat dhe rrjetet sociale.
3. Publikon Vendimet e Këshillit Bashkiak, në portalin vendime.al.
4. Administron në platformën e nënshkrimit elektronik në lidhje me: aplikimet e reja, revokimet për punonjësit e larguar dhe ndryshimet në llogaritë e përdoruesve.
5. Kontrollon pajisjet kompjuterike dhe kryen vlerësimin e gjendjes fizike të kompjuterave në bashki dhe ndërmarrjet e varësisë (evidenton defektet për pajisjet kompjuterike, të cilat kanë nevojë për shërbime më të specializuara).
6. I jep asistence teknike punonjësve të rinj (në sistemin e-leje, sistemin SQDNE, postën elektronike).
7. Administron userat në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit E-lejet, konfigurimi roleve në sistem.
8. Instalon dhe kryen konfigurimin e VPN për përdoruesit e sistemit AFMIS.
9. Krijon llogaritë e punonjësve në portalin qeveritar e-albania dhe modulin SQDNE.
10. Krijon llogaritë e postës elektronike zyrtare për punonjësit e rinj në domainin bashkiaberat.gov.al(resetime fjalekalimesh, zhvendosje userash etj.,).
11. Ndjek proçesin e vlerësimit të aktiveve, si pjesë e komisionit të vlerësimit në bashki dhe drejtoritë e varësisë.
12. Harton specifikimet teknike për blerjen e pajisjeve kompjuterike dhe shërbimin e internetit, si dhe jep mendim të specializuar për përmirësim të mëtjeshëm të infrastrukturës kompjuterike.
13. Instalon dhe konfiguron pajisjet hardëare, softëare, sistemet kompjuterike, etj.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori,( kategorisë ekzekutive) (sipas përcaktimeve të nenit 19 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar)
- (Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
- Të kenë vlerësimin e fundit pozitiv mirë apo shumë mirë
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Profesional sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në “Shkenca të Inxhinierisë Kompjuterike ”,Si diploma Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Eksperienca në punë, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore jo më pak se një vit.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
- Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë të BE-së
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT. |
Kandidatët duhet të dorëzojnë në sekretarinë e Bashkisë Berat, brenda datës 18.01.2024 Dokumentet si më poshtë:
- Leter motivimi
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Aktin e statusit të nëpunësit Civil
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale)
- vertetim nga Gjykata
- vertetim nga Prokuroria
- certifikate per njohjen e gjuhës së huaj
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Duke filluar nga data 19.01.2024, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Agjencinë Kombetare të Punesimit dhe Aftësive ,Faqjen Zyrtare dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA. |
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Njohuritë mbi ligjin 9918, datë 19.5.2008 (I ndryshuar)”Për Komunikimet Elektronike Në Republikën E Shqipërisë “ I ndryshuar.
- Njohuritë mbi ligjin 9887, datë 10.03.2008”Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014.
- Njohuritë mbi Ligjin Nr.120/2016 “Për Zhvillimin e Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike Të Shpejtësisë Së Lartë Dhe Sigurimin e së Drejtës së Kalimit”
- Njohuritë mbi ligjin Nr. 119/2014 ”Për të Drejtën e Informimit”
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:
- 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar(20 pikë – përvoja 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).
- 60 pikë intervista e strukturuar me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Agjencinë Kombetare të Punesimit dhe Aftësive, Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
2- Pranimi në shërbimin civil
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. |
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22 të Ligjit nr. 152/2013:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master profesional sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në “Shkenca të Inxhinierisë Kompjuterike ”,si diploma Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Eksperienca në punë, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore jo më pak se nje vit
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
- Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë të BE-së përbën avantazh
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
- Leter motivimi
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Certifikate familjare/ personale
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale)
- Vertetim nga Gjykata
- Vertetim nga Prokuroria
- certifikate per njohjen e gjuhës së huaj
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vertetim nga punëdhenesi qe ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Kandidatët duhet të dorëzojnë në sekretarinë e Bashkisë Berat, brenda datës 23.01.2024
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil , do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
- mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Duke filluar nga data 05.02.2024 Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Agjencinë Kombetare të Punesimit dhe Aftësive, faqjen zyrtare dhe në stendën e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil, si edhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore Bashkisë Berat, nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Njohuritë mbi ligjin 9918, datë 19.5.2008 (I ndryshuar)”Për Komunikimet Elektronike Në Republikën e Shqipërisë “ i ndryshuar.
- Njohuritë mbi ligjin 9887, datë 10.03.2008”Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014.
- Njohuritë mbi Ligjin Nr.120/2016 “Për Zhvillimin e Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike Të Shpejtësisë Së Lartë Dhe Sigurimin e së Drejtës së Kalimit”
- Njohuritë mbi ligjin Nr. 119/2014 ”Për të Drejtën e Informimit”
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:
- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Agjencinë Kombetare të Punesimit dhe Aftësive Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
BASHKIA BERAT