SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)
Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike”
niveli minimal i diplomës “Master Shkencor ”
Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , i ndryshuar, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionin :
• 1(një) Specialist i Auditit të Brendshëm Publik në Sektorin e Auditit të Brendshem, kategoria e pagës III-b
* Pozicioni I lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.
Për të dy Procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil)
aplikohet në të njëjtën kohë!
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE
DO TË JETË 13.06.2023
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL DO TË JETË 16.06.2023
Përshkrimi i Punës
1. Të realizojë auditime në afatin e caktuar nga programet e kontrollit, konform të gjitha standarteve të kontrollit, duke plotesuar “Deklaratën e konfliktit të interesit të audituesit të brendshëm para çdo auditimi.
2. Të respektojë në çdo rast dhe rrethanë gjatë kryerjes së detyrës kodin etiko-moral të nëpunësit civil dhe kodin etiko-moral të audituesit.
3. Të njihet me të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me veprimtarinë a çështjen që do të auditohet.
4. Të dentifikojë dhe vlerësojë riskun, duke kontribuar në përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të riskut, vlerësimin e kontrolleve, të cilat adresojnë riskun;
5. Të japë opinione për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm për çdo angazhim auditimi.
6. Merr pjesë në auditime me të drejtë dhe përdorim të pakufizuar mbi çdo dokument dhe informacion zyrtar, prona dhe personel, te cilat kanë lidhje me angazhimin e auditimit.
7. Nëse gjatë angazhimit të auditimit konstatojnë parregullsi apo veprime, që në vlerësimin e tyre, përbëjnë vepër penale informojnë me shkrim gjetjen tek drejtuesi i njësisë së auditimit të brendshëm, ku bashkëlidh dokumentacionin përkatës të gjurmës së auditimit.
8. Harton projekt raportin e auditimit dhe raportin e auditimit në bashkëpunim me grupin e auditimit.
9. Rekomandon masa për zhdëmtim e masa organizative në permiresim të sistemeve të funksionimit të kontrollit të brendshem.
10. Të përgatisë të gjitha dokumentat që duhen konform standarteve dhe metodikave në fuqi të auditimit, për evadimin dhe plotësimin e dosjes së çdo auditimi të kryer, dorëzimin e saj në arkivën e institucionit të bashkisë.
11. Te marrë pjesë dtyrimisht në trajnimet, që organizon D.H.A.B në Ministrinë e Financave minimalisht 40 orë në vit.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
• Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori, (sipas përcaktimeve të nenit 19 të ligjit 152/2013“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar) (kategorisë ekzekutive),
• Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
• Të kenë një vlerësim pozitiv të paktën mirë apo shumë mirë (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në shkenca Ekonomike Si diploma Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë .. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
b) Të kenë eksperiencë pune jo më pak se tre vjet , në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore
c) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
d) Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhe tjeter të BE-së
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda datës 13.06.2023
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
a- Leter motivimi
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
c- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
d- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
f- Certifikate Personale
g- Certifikate familjare
h- Aktin e statusit të nëpunësit Civil
i- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
j- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria
k- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
l- Certifikata e njohjes se gjuhës së huaj
m- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
n- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
o-
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Duke filluar nga data 14.06.2023 Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, faqjen zyrtare të bashkisë dhe stendat e informimit të Publikut ,listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.
• Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
• Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
• Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
• Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
• Njohuritë mbi ligjin nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin Publik”
• Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
• Ligji nr. 114/2015, date 22.10.2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”.
• Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 83, datë 03.02.2016 “Për miratimin e kritereve për ngritjen e njësive të auditimit të brendshëm në sektorin publik”.
• Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 806, datë 06.12.2006 “Për miratimin e metodologjisë së auditimit financiar”
• Urdhëri i Ministrit të Financave Nr. 100, datë 25.10.2016 “Për Miratimin e Manualit të Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik; me ndryshimet perkatëse, si Urdhëri i M. Financave Nr 4, date 10.01.2020 “Për disa ndryshime në Manualin e Audituesve të Brendshëm” dhe Udhezimi i M. të Financave nr. 42, datë 27.10.2020, “Për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga auditi i brendshëm në sektorin publik”
• Njohuritë mbi ligjin nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
• Eksperiencën e tyre të mëparshme;
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:
• 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).
• 60 pikë intervista e strukturuar me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, faqjen zyrtare të bashkisë dhe stendat e informimit të Publikut.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
2- Pranimi në shërbimin civil
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22 të Ligjit nr. 152/2013:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në shkenca Ekonomike si , Finance-Kontabiletet.. etj.. Si diploma Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë .. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
b) Të kenë eksperiencë pune jo më pak se tre vjet , në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore
c) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe
d) Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhe tjeter të BE-së perben avantazh
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
a- Leter motivimi
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
c- Leter motivimi
d- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
e- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
f- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
g- Certifikate Familjare
h- Certifikate Personale
i- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
j- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale)
k- Vertetim nga Gjykata
l- Vertetim nga Prokuroria
m- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda datës 16.06.2023
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil , do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
– mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
2.3
Duke filluar nga data 26.06.2023 Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, faqjen zyrtare të bashkisë dhe stendat e informimit të Publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
• Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
• Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
• Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
• Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
• Njohuritë mbi ligjin nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin Publik”
• Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
• Ligji nr. 114/2015, date 22.10.2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”.
• Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 83, datë 03.02.2016 “Për miratimin e kritereve për ngritjen e njësive të auditimit të brendshëm në sektorin publik”.
• Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 806, datë 06.12.2006 “Për miratimin e metodologjisë së auditimit financiar”
• Urdhëri i Ministrit të Financave Nr. 100, datë 25.10.2016 “Për Miratimin e Manualit të Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik; me ndryshimet perkatëse, si Urdhëri i M. Financave Nr 4, date 10.01.2020 “Për disa ndryshime në Manualin e Audituesve të Brendshëm” dhe Udhezimi i M. të Financave nr. 42, datë 27.10.2020, “Për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga auditi i brendshëm në sektorin publik”
• Njohuritë mbi ligjin nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, faqjen zyrtare të bashkisë dhe stendat e informimit të Publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
BASHKIA BERAT