Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST) Lloji i diplomës “Shkenca  Ekonomike” Niveli  minimal diplomës “Master professional”

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST) Lloji i diplomës “Shkenca  Ekonomike” Niveli  minimal diplomës “Master professional”

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

 

Lloji i diplomës “Shkenca  Ekonomike”

Niveli  minimal diplomës “Master professional”

 

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” ,  Bashkia Berat  shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet :

 

  • 1(një) Specialist për Vleresimin e Taksave dhe Tarifave të Biznesit, Drejtoria e Taksave  dhe Tarifave, kategoria   III-b

 

* Pozicioniet e lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

 

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.

 

Për të dy Procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil)

aplikohet në të njëjtën kohë!

 

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE

DO TË JETË                                                                            26.05.2020

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL  DO TË JETË                                                              29.05.2020

 

 

 

 

 

Përshkrimi  i Punës

SPECIALIST PËR  VLERESIMIN E TAKSAVE DHE TARIFAVE TË BIZNESIT, DREJTORIA E TAKSAVE  DHE TARIFAVE,

 

 

  1. Administron gjithë materialin shkresor për cdo subjekt të biznesit me adresë kryesore dhe ose dytësore në Bashkinë Berat.
  2. Për subjektet në zonën e tij,pranon gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor të domosdoshëm në momentin e krijimit të dosjes , kryen të gjitha llogaritjet, plotëson faturën për arkëtim dhe pasqyron ato në database-in TAIS mbi të cilin punon.
  3. Është përgjegjës për regjistrimin dhe riregjistrimin e subjekteve.
  4. Jep informacionin bazë në përgatitjen e parashikimeve mbi të ardhurat vjetore nga taksat vendore, për sa ato kanë të bëjnë me subjektet dosjet e të cilave ai administron.
  5. Ndjek në mënyrë periodike dhe rakordon me specialistin e të ardhurave per detyrimet e pashlyera të subjekteve që administron dhe ja paraqit drejtorit të drejtorisë së tij.
  6. Koncepton vërtetimet dhe shkresat për subjektet që administron.
  7. Merr masa që t’i dërgojë zyrtarisht çdo tatimpaguesi (biznes i vogel, biznes i madh) njoftimin për detyrimin për taksat dhe tarifat vendore.
  8. Menjëherë pas mbarimit të afatit për pagesën e taksës bën hartimin e listës së debitoreve për taksat e papaguara si dhe e përditëson këtë listë në mënyrë periodike dhe operative sipas kërkësave qe do ti paraqiten nga drejtoritëë tjera të bashkisë.
  9. Propozon aplikimin e metodave stimuluese ndaj taksapaguesve për mbledhjen e detyrimeve të pashlyera si dhe ndjek e bën ndryshimet ne sistem per shlyerjen e dtyrimeve mbi bazë marrveshje.
  10. Jep llogari për realizimin e detyrave të ngarkuara si dhe mban përgjegjësi për çdo shkelje.
  11. Zbaton detyrat e tjera te ngarkuara nga eprori direkt.

 

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori, (sipas përcaktimeve të nenit 19 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar)
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të kenë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) Master Profesional sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në shkenca  Ekonomike  si Financë ,menaxhim Financiar , Finance-Kontabiletet/ Si  diploma   Bachelor edhe ajo master duhet të jenë në të njejtën fushë .. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se një vit, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  4. Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë  të BE-së përbën avantazh

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë  dokumentacionin me postë pranë Bashkisë Berat ,  brenda  datës  26.05.2020

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

 

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  • Aktin e statusit të nëpunësit Civil
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata   ,vertetim nga  Prokuroria
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Duke filluar nga  data 27.05.2020  Njësia Përgjegjëse   e Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Berat   do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me  gojë .

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit

 

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.

 

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9632 datë 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, i ndryshuar
  • Njohuritë mbi ligjin 9723 datë 03.05.2007 “Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar
  • Njohuritë mbi ligjin 9920 datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
  • Udhëzimeve dhe akteve nënligjore në zbatim të ligjeve të mësipërme.

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

 

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).

 

  • 60 pikë intervista e strukturuar me gojë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit , Faqen  Zyrtare të  Bashkisë ,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

 

2- Pranimi në shërbimin civil

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22  të Ligjit nr. 152/2013:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) Master Profesional sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në shkenca  Ekonomike  si Financë ,menaxhim Financiar , Finance-Kontabiletet/ Si  diploma   Bachelor edhe ajo master duhet të jenë në të njejtën fushë .. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Eksperienca në punë, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore  njw vit
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  4. Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë  të BE-së përbën avantazh
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata   ,vertetim nga  Prokuroria
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi nëse je larguar nga shërbimi
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë  dokumentacionin me postë pranw  Bashkisë Berat   , brenda datës  29.05.2020  

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil , do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
  • mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Duke filluar  nga data   05.06.2020 Njësia Pergjegjëse e  Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Berat   do të shpallë në  Sherbimin Kombetar të Punesimit  ,Faqjen  Zyrtare   dhe  në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil  , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet  testimi  me  shkrim  dhe   intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil  do të njoftohen individualisht nga Njësia Pergjegjëse e  Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9632 datë 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, i ndryshuar
  • Njohuritë mbi ligjin 9723 datë 03.05.2007 “Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar
  • Njohuritë mbi ligjin 9920 datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
  • Udhëzimeve dhe akteve nënligjore në zbatim të ligjeve të mësipërme.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE    MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punesimit  Faqen  Zyrtare të  Bashkisë ,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .                              

 

 

BASHKIA  BERAT