BASHKIA BERAT
NJËSIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE
Adresa: Blvd. “Republika 2”, Berat 5001.Shqipëri,Tel /00355(0) 2 32 34 935, Website: www.bashkiaberat.gov.al,
Email: info@bashkiaberat.gov.al
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)
Lloji i diplomës “Shkenca Juridike ”
Niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe
kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për
pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” ,
Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për
kategorinë ekzekutive , për pozicionin :
1(nje)“Specialist Jurist”,Drejtoria Juridike.Kategoria IV, klasa e pagës IV-2
* Pozicioni I lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për
procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se
vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së
pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.
Për të dy Procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë!
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË
15.10.2026
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL DO
TË JETË 20.10.2026
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve