Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike”
niveli minimal i diplomës “Bachelor ”

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionin :

• Specialist i Analizave Ekonomike dhe Riskut Financiar në Drejtorinë e Menaxhimit Financiar dhe të Ardhurave, kategoria e pagës IV-a

* Pozicioni I lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.

Për të dy Procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil)
aplikohet në të njëjtën kohë!

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE
DO TË JETË 26.10.2023
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL DO TË JETË 31.10.2023

PERSHKRIMI I PUNËS PËR POZICIONIN
1. Harton analiza të gjendjes financiare të Bashkisë , si njësi shpenzuese më vehte por edhe si njësi e tërë bashkë me njësitë e vartësisë, në mënyrë periodike mujore, 4- mujore dhe vjetore.
2. Analizon dhe harton raporte periodike mbi realizimin e të ardhurave
3. Analizon dhe harton raporte periodike mbi realizimin e shpenzimeve
4. Monitoron dhe raporton ecurinë e treguesve kyç financiarë të cilët japin një pamje të menaxhimit financiar të fondeve publike të bashkisë
5. Analizon dhe raporton tek eprori mbi gjendjen e detyrimeve të prapambetura dhe monitoron likujdimin e tyre
6. Analizon dhe raporton tek eprori mbi gjendjen e debitorëve. Propozon masa që duhen marrë për arkëtimin e tyre dhe ndjek realizimin e masave të marra
7. Analizon pasqyrat financiare vjetore të bashkisë dhe përgatit materialin informues për këshillin bashkiak
8. Analizon dhe raporton tek epprori mbi zbatimin e buxhetit vjetor, në periudha mujore dhe 4-mujore
9. Në bashkëpunim me specialistin e buxhetit përgatit informacionin mbi raportin e monitorimit të zbatimit të buxhetit vjetor, për periudha 4-mujore.
10. Në bashkëpunim dhe bashkërendim me punonjësit e tjerë të drejtorisë identifikon risqet dhe faktorët e riskut në fushën e veprimtarisë së Drejtorisë.
11. Harton regjistrin e riskut të drejtorisë
12. Harton regjistrin e riskut të Bashkisë Berat, në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë e bashkisë, duke përcaktuar : impaktin dhe probabilitetin që një risk i caktuar të ndodhë; përgjigja ndaj riskut -masa parandaluese, duke përfshirë ato që tashmë janë zbatuar dhe ato që janë të domosdoshme në të ardhmen (të planifikuara) ; caktimi i detyrave konkrete që lidhen me kundërveprimin ndaj një lloji të caktuar risku, për punonjës të caktuar dhe njësive vartëse; përgatitja e matricës së regjistrit të riskut.
13. Analizon faktorët e riskut, bëhet pjesë e procesit të vlerësimit dhe të kundërveprimit ndaj pasojave të riskut, duke përfshirë të gjitha strukturat e bashkisë.
14. Azhornon regjistrin e riskut të drejtorisë dhe të bashkisë çdo gjashtë muaj
15. Ndjek proçeset e menaxhimit të riskut të brendshëm dhe gjurmën e auditit
16. Harton raport periodik 6-mujor dhe informon eprorin dhe Koordinatorin e Menaxhimit të Riskut të Brendshëm mbi Çështje të Riskut të Brendshëm
17. Zbaton detyra të tjera të përkohshme të ngarkuara nga eprorët
18. Angazhohet në grupe pune për probleme të ndryshme nga Drejtori i Drejtorisë dhe merr detyra plotësuese nga drejtori, në lidhje me funksionin respektiv, për probleme që mund të lindin
19. Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori (Drejtori i Drejtorisë)
20. Merr pjesë në komisione të ngritur me Urdhër të Brendshëm të Kryetarit të Bashkisë.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
• Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori, (sipas përcaktimeve të nenit 19 të ligjit 152/2013“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar) (kategorisë ekzekutive),
• Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
• Të kenë një vlerësim pozitiv të paktën mirë apo shumë mirë (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Bachelor sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në shkenca Ekonomike. Si diploma Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë .. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
b) Të kenë eksperiencë pune jo më pak se një vit, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore
c) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
d) Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhe tjeter të BE-së

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda datës 26.10.2023
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:

a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
b- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
e- Certifikate Personale
f- Certifikate familjare
g- Aktin e statusit të nëpunësit Civil
h- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
i- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria
j- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
k- Certifikata e njohjes se gjuhës së huaj
l- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
m- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Duke filluar nga data 27.10.2023 Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, faqjen zyrtare të bashkisë dhe stendat e informimit të Publikut ,listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.

• Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
• Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
• Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
• Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligji nr.9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar me ligjin nr. 57/2015
• Ligji nr.10296 dartë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin “ , i ndryshuar.
• Ligjin 25/2018 dt. 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.
• Udhezimin e Ministrit te Financave Ekonimisë nr.8 datë 09.03.2018 “Për procedurat e përgatitjes dhe paraqitjes së pasqyrave financiare.
• Udhezimin e Ministrit te Financave nr. 30 date 27.12.2011 “Per menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndyshuar.
• Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 2 date 06.02.2012 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”
• Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 33 date 11.07.2013 “Për gjurmet standarte të auditit për prokurimin me vlere të vogël dhe të lartë”,
• V.K.M. nr. 248 dt.10.04.1998 ‘Per miratimin e planit kontabel të organeve të pushtetit vendor , institucionet shtetërore e lokale si dhe njësive që varen prej tyre ”, i ndryshuar, me V.K.M. nr. 25 datë.20.01.2001.
• Udhezimin e Ministrit te Financave Ekonimisë nr.23 datë 30.07..2018 “Për procedurat standarte të përgatitjes se PBA-së”
• Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 9 datë 20.03.2018 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, i ndryshuar me UMF nr. 12, daë 29.04.2021.
• Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 9/1 datë 20.03.2018 “ Për procedurat e zbatimit të buxhetit për njësitë e qeverisjes së përgjithshme që përdorin sistemin informatik financiar të qeverisë” .

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
• Eksperiencën e tyre të mëparshme;
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

• 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).
• 60 pikë intervista e strukturuar me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, faqjen zyrtare të bashkisë dhe stendat e informimit të Publikut.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

2- Pranimi në shërbimin civil
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22 të Ligjit nr. 152/2013:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Bachelor sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në shkenca Ekonomike si , Finance-Kontabiletet.. etj.. Si diploma Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë .. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
b) Eksperienca në punë, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore përbën avantazh.
c) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe
d) Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhe tjeter të BE-së , përbën avantazh
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Certifikate Familjare
f- Certifikate Personale
g- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
h- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale)
i- Vertetim nga Gjykata
j- Vertetim nga Prokuroria
k- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda datës 31.10.2023
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil , do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
– mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Duke filluar nga data 07.11.2023 Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, faqjen zyrtare të bashkisë dhe stendat e informimit të Publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
• Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
• Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
• Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
• Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligji nr.9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar
• Ligji nr.10296 dartë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin “ , i ndryshuar.
• Ligjin 7661 dt.19.01.1993 “Për kontabilitetin”.
• Ligjin Nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”
• Ligjin 25/2018 dt. 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”
• Udhëzimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Nr. 21/2016 datë 25.10.2016 “Për Nëpunësit Zbatues të të gjitha niveleve”
• Udhëzimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 9 datë 20.07.2018 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”,
• Udhëzimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 23 datë 30.07.2018 “Për procedurat standarte të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm të njësive të vetëqeverisjes vendore ”
• Udhëzimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndyshuar.
• Udhëzimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 33 datë 11.07.2013 “Për gjurmët standarte të auditit për prokurimin me vlerë të vogël dhe të lartë”,
• V.K.M. nr. 248 dt.10.04.1998 ‘Për miratimin e planit kontabël të organeve të pushtetit lokal institucionet shtetërore e lokale si dhe njësive që varen prej tyre ”, i ndryshuar, me V.K.M. nr. 25 dt.20.01.2001.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, faqjen zyrtare të bashkisë dhe stendat e informimit të Publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

BASHKIA BERAT