SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)
Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike”
niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionin :
1(nje)“Specialist Buxheti ” ,Drejtoria e Financës , kategoria e pagës III-b
* Pozicioni I lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.
Për të dy Procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil)
aplikohet në të njëjtën kohë!
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE
DO TË JETË 21.01.2019
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL DO TË JETË 25.01.2019
Përshkrimi i Punës
- Përgatit dhe përpunon të dhena për hartimin e plan buxhetit dhe të programit buxhetor afatmesëm.
- Pas miratimit të buxhetit në këshillin bashkiak, ndjek zbatimin e buxhetit të bashkisë ( investimet), në përputhje me vendimin e këshillit të bashkisë dhe legjislacionit në fuqi. Kërkon informacion nga njësitë e vartësisë për realizimin ose mosrealizimin e buxhetit sipas fondeve të miratuara për investime. Raporton periodikisht para NZ për ecurinë e realizimit të buxhetit (Investimeve). Evidenton detyrimet e prapambetura ( pas kalimit të afatit prej 60 ditësh.).
- Rakordon me degën e thesarit për shpenzimet për investime sipas strukturës buxhetore, objekteve dhe burimeve të financimit, ( nga të ardhurat e bashkisë dhe nga qeveria), harton situacionin mujor të shpenzimeve për investime në përputhje me klasifikimin ekonomik.
- Përgatit evidencat periodike të realizimit të buxhetit të investimeve dhe raporton periodikisht drejtorit të drejtorisë. Përgatit shkresat përkatëse të raportimeve dhe i dërgon në instancat përkatëse ( Prefekturën e Qarkut, Ministritë të linjës, Statisikën e ) sipas afateve.
- Plotëson urdhër shpenzimet për investimet sipas objekteve, strukturës buxhetore dhe burimit të financimit, pas kontrollit pas faktit të dokumentacionit justifikues të kryerjes së shpenzimit, duke respektuar afatin e likujdimit të faturës brenda 30- ditëve nga data e lëshimit.
- Rregjistron në ditarin e të ardhurave të ardhurat që kalojnë për llogari të Bashkisë nëpërmjet Degës se Thesarit, cdo ditë nga të gjitha bankat e nivelit të dytë.
- Mban marrëdhënie korente me bankat e nivelit të dytë për problemet me lidhje me të ardhurat .
- Rakordon me degën e thesarit për të ardhurat mujore dhe progresive të arkëtuar për llogari të bashkisë Berat, harton akt rakordimin sipas strukturës së të ardhurave çdo muaj; dhe e paraqet drejtorit të drejtorisë.
- Percjelle prane drejtorive perkatese, (Taksave, te Menaxhimit te Pronave), si dhe njesive shpenzuese te ardhurat e arkëtuara për llogari të tyre, të ardhurat për kopshte, çerdhet (Qendreës Ekonomike të Arsimit ), të ardhurat nga biletat e veprimtarive kulturore, përdorimi i sallave me qera (Qendrës Kulturore “M.Tutulani”), ( ( Drejtorisë së Bujqësisë ) etj.
- Përgatit dokumentacionin për realizimin e buxhetit ( të investimeve), të vitit financiar të mbyllur dhe e paraqet te drejtori i drejtorisë.
- Bën kontabilizimin e veprimeve në ditarin e të ardhurave dhe së bashku me specialistët e tjerë të drejtorisë mbyll llogaritë vjetore të vitit ushtrimor.
- Evidenton risqet e mundshme që vënë në rrezik realizimin e objektivave të pozicionit të punës.
.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori, (sipas përcaktimeve të nenit 19 të ligjit 152/2013“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar) (niveli i pagës III-b),
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
- Të kenë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master profesional sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në shkenca Ekonomike si Financë ,menaxhim Financiar , Finance-Kontabiletet etj.. Si diploma Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë .. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se një vit, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupë.
- Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhe tjeter të BE-së
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT. |
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda datës 21.01.2019
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Aktin e statusit të nëpunësit Civil
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
- Certifikata e gjuhes se huaj .
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Duke filluar nga data 22.01.2019 Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA. |
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Ligji 9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar
- Ligji nr.10296 dartë 07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin “ , i ndryshuar.
- Ligjin 7661 dt.19.01.1993 “Për kontabilitetin”.
- Ligji 68/2018 “Per financat e Vetëqeverisjes Vendore”
- Udhezimin e Ministrit te Financave Ekonimisë nr.8 datë 09.03.2018 “Për procedurat e përgatitjes dhe paraqitjes së pasqyrave
- Udhezimin e Ministrit te Financave nr. 30 date 27.12.2011 “Per menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndyshuar.
- Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 2 date 06.02.2012 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”
- Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 33 date 11.07.2013 “Për gjurmet standarte të auditit për prokurimin me vlere të vogël dhe të lartë”,
- K.M. nr. 248 dt.10.04.1998 ‘Per miratimin e planit kontabel të organeve të pushtetit vendor , institucionet shtetërore e lokale si dhe njësive që varen prej tyre ”, i ndryshuar, me V.K.M. nr. 25 datë.20.01.2001.
- Udhezimin e Ministrit te Financave Ekonimisë nr.23 datë 30.07..2018 “Për procedurat standarte të përgatitjes se PBA-së””
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:
- 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).
- 60 pikë intervista e strukturuar me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit , Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
2- Pranimi në shërbimin civil
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. |
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22 të Ligjit nr. 152/2013:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master profesional sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në shkenca Ekonomike si Financë ,menaxhim Financiar , Finance-Kontabiletet etj.. Si diploma Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë .. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Eksperienca në punë, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore përbën avantazh.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupë perben avantazh.
- Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhe tjeter të BE-së
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
- Certifikata e gjuhes se huaj .
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda datës 25.01.2019
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil , do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
- mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Duke filluar nga data 31.01.2019 Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Sherbimin Kombetar të Punesimit ,Faqjen Zyrtare dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Ligji 9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar
- Ligji nr.10296 dartë 07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin “ , i ndryshuar.
- Ligjin 7661 dt.19.01.1993 “Për kontabilitetin”.
- Ligji 68/2018 “Per financat e Vetëqeverisjes Vendore”
- Udhezimin e Ministrit te Financave Ekonimisë nr.8 datë 09.03.2018 “Për procedurat e përgatitjes dhe paraqitjes së pasqyrave
- Udhezimin e Ministrit te Financave nr. 30 date 27.12.2011 “Per menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndyshuar.
- Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 2 date 06.02.2012 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”
- Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 33 date 11.07.2013 “Për gjurmet standarte të auditit për prokurimin me vlere të vogël dhe të lartë”,
- K.M. nr. 248 dt.10.04.1998 ‘Per miratimin e planit kontabel të organeve të pushtetit vendor , institucionet shtetërore e lokale si dhe njësive që varen prej tyre ”, i ndryshuar, me V.K.M. nr. 25 datë.20.01.2001.
- Udhezimin e Ministrit te Financave Ekonimisë nr.23 datë 30.07..2018 “Për procedurat standarte të përgatitjes se PBA-së””
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:
- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punesimit Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
BASHKIA BERAT