SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)
Niveli I kërkuar I diplomës
MASTER /PROFESIONAL / SHKENCOR
Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet :
- 1 (një) Specialist financë-Kontabiliteti në Drejtorinë e Financës ,kategoria e pagës III-b
* Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimit civil.
Për të dyja procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë)aplikohet në të njëjtën kohë.
Data e dorëzimit të dokumentave për lëvizjen paralele do të jetë 03.10.2016
Data e dorëzimit të dokumentave për pranim në sherbimin civil do të jetë 10.10.2016
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin:
ü Specialisti Përgjigjet direkt te Përgjegjësi I Sektorit të Financë –Kontabilitetit .
1. Mban rregjistrin kontabel te aktiveve;ne perputhje me UMF nr. 30 date 27.12.2011 “Per menaxhimin e aktiveve ne njesite e sektorit Publik”.
- Kryen menaxhimin financiar te banesave sociale me qira, ne perputhje me detyrat e nenpunesit financiar te percaktuar ne manualin per menaxhimin e banesave sociale:
- Mbledhjen dhe monitorimin e pagesave të qirave ne kohen e caktuar;
- Hartimin e pasqyrave te qarkullimit mujor të parave, pasqyrat mujore mbi të ardhurat dhe shpenzimet;
- Hartimin e raportit mujor të vonesave të pagesave të qirasë;
- Hartimin e pasqyrave financiare vjetore duke përfshirë këtu dhe bilancin;
- Listën e kreditorëve të veçantë me marrëveshje për pagesat.
- Kontrollon ne forme dhe ne permbajtje dokumentat per transaksionet financiare qe kryhen me magazinen (Hyrjet dhe daljet), ben kontabilizimin e tyre ne ditarin perkates, kuadron me degen e thesarit;
4. Azhornon levizjet e vlerave materiale ne librat e magazines, rakordon me magazinierin per gjendjen e magazines ne sasi dhe ne vlere cdo muaj. Ndjek levizjen e aktiveve te Bashkise;
5. Analizon dhe rakordon çdo muaj shpenzimin e karburantit per autojmetet e bashkisë, duke raportuar me shkrim te drejtori I drejtorisë.
6. Ne bashkepunim ne komisionin e inventarizimit harton dhe rakordon permbledhesen e llogarive inventariale.
7. Ne perputhje me Manualin per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, miratuar me urdherin nr. 8980 date 15.07.2010 te Ministrit te Financave, ngarkohet me detyren e koordinatorit te Riskut, te koordinoje punen me drejtorite e tjera, ne te cilin eshte identifikuar dhe vleresuar risqet e mundshme.
I – LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni)
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor/Profesional sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Ekonomike si Financë,Financë- kontabilitet/ Ekonomik/Ekonomiks etj . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Përvoja në punë mbi 1 vit në profesion
- Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
- Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
- Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose edhe në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat, brenda datës 03.10.2016 dokumentat si më poshtë :
- Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
- Curriculum Vitae (jetëshkrim standard)
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
- Çertifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
- Aktin e statusit Nëpunësit Civil i konfirmuar
- Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar) nëse ka
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
- Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë
- Fotokopje të librezës së punës në çdo rubrikë të plotësuar
3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 04.10.2016 Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, në faqen zyrtare të Bashkisë Berat , Shërbimin Kombëtar të Punësimit, si edhe në stendën e Informimit të Publikut.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Ligji nr.9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”
- Ligji nr.10296 dartë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin “
- Ligjin 7661 dt.19.01.1993 “Për kontabilitetin”.
- Udhezimin e Ministrit te Financave nr. 30 date 27.12.2011 “Per menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndyshuar.
- Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 33 date 11.07.2013 “Për gjurmet standarte të auditit për prokurimin me vlere të vogël dhe të lartë”,
- V.K.M. nr. 248 dt.10.04.1998 ‘Per miratimin e planit kontabel të organeve të pushtetit vendor , institucionet shtetërore e lokale si dhe njësive që varen prej tyre ”, i ndryshuar, me V.K.M. nr. 25 datë.20.01.2001.
5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën si edhe ligjet e sipër cituar .
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.
6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit nr. 152/2013:
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Ekonomike si Financë,Financë- kontabilitet/ Ekonomik/Ekonomiks . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Përvoja në punë përbën avantazh
- Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
- Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
- Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 10.10.2016 dokumentat si më poshtë :
- Kerkesë me shkrim per aplikim (letër motivimi)
- Curriculum Vitae (Jetëshkrim standart)
- Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
- Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
- Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nëse ka.
- Vlerësim pune nga punëdhenësi i fundit.
- Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
- Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
- Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara
Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen brenda datës 10.10.2016
3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Duke filluar nga data 19.10.2016Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për pranim në shërbimin civil në kategorinë Ekzekutive , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
- Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Ligji nr.9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”
- Ligji nr.10296 dartë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin “
- Ligjin 7661 dt.19.01.1993 “Për kontabilitetin”.
- Udhezimin e Ministrit te Financave nr. 30 date 27.12.2011 “Per menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, I ndyshuar.
- Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 33 date 11.07.2013 “Për gjurmet standarte të auditit për prokurimin me vlere të vogël dhe të lartë”,
- V.K.M. nr. 248 dt.10.04.1998 ‘Per miratimin e planit kontabel të organeve të pushtetit vendor , institucionet shtetërore e lokale si dhe njësive që varen prej tyre ”, i ndryshuar, me V.K.M. nr. 25 datë.20.01.2001.
4.1 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e përgjithshëm të punës për pozicionin.
- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
NJËSIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE