Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË PËR NËPUNËSIT CIVILË PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE (DREJTOR DREJTORIE )

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË PËR NËPUNËSIT CIVILË PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE (DREJTOR DREJTORIE )

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË  PËR  NËPUNËSIT    CIVILË  PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE (DREJTOR  DREJTORIE )

Niveli I kërkuar I diplomës

MASTER SHKENCOR

Në zbatim të nenit  26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë  për pozicionin :

1(një) Drejtor   në Drejtorinë e Shërbimit Social dhe  Rinisë  , Kategoria e pagës II-b.

* Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në  detyrë .

Për të dyja procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë)aplikohet në të njëjtën kohë.

Data e dorëzimit të dokumentave për lëvizjen paralele do të jetë  20.01.2017

Data e dorëzimit të dokumentave për ngritje në detyrë do të jetë   25.01.2017

 

Përshkrim i përgjithshëm i punës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët:

  Përshkrimi i përgjithshëmipunëspërpozicionin: 

Organizon dhe drejton punë brenda Drejtorisë , raporton dhe përgjigjet direkt   te Kryetari Bashkisë /Zv.Kryetari sipas organogramës  së miratuar .

Përgjigjet për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë në Drejtori

Organizon, mbikëqyr, koordinon dhe monitoron punën e Përgjegjësave  dhe  specialistëve  të Drejtorisë .

Ndan përgjegjësite për objektivat e vendosura, rishikon cilesinë e punës se vartësve  dhe  vlerëson performancën e tyre.

Përgatit informacionin e mbledhur dhe formularët e kerkuar.

Pergatit kerkesen për bllok-ndihmën,PAK  dhe justifikon perdorimin e saj.Këtë material ia paraqet Këshillit Bashkiak  për miratim sipas afateve të percaktuara në ligj.

Përgatit relacion për punën e drejtorisë dhe ia paraqet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinise, Shërbimit Social Shteteror nëpermjet Zyrës Rajonale,Berat.

Sqaron ankesat dhe konfliktet.

Bashkëpunon me Drejtoritë e tjera të bashkise për zgjidhjen e problemeve sociale të komunitetit .

Bashkëpunon me organizatat e ndryshme humanitare dhe jofitmiprurese që ushtrojne aktivitetin e tyre në Qytetin e Beratit.

Rekomandon e percjell dokumentacionin e kërkuar për vendosjen e personave në institucionet e Përkujdesjes  shoqerore

 

I – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon  II-b
  • mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit pozitiv, mirë apo shumë mirë.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master  Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në shkencat Sociale /Juridike /,Ekonomike dhe  të  ketë përvojë    pune   deri në pesë  vite  .  (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose  edhe në  Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat, brenda datës 20.01.2017  dokumentat si më poshtë :

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
  2. Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Çertifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
  5. Aktin e statusit Nëpunësit Civil  i konfirmuar
  6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar) nëse ka
  7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  8. Vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi
  9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore, vërtetim nga gjykata, vërtetim nga prokuroria
  10. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekësor kompetent i aftë  për punë
  11. Fotokopje të librezës së punës në çdo rubrikë të plotësuar

 

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në datën 23.01.2017  Njësia Përgjegjëse për Menaxhimin e Burimeve  Njerëzore e bashkisë Berat do të shpallë listën e   paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, në faqen zyrtare të bashkisë Berat , Shërbimin Kombëtar të Punësimit, si edhe në stendën e Informimit të  Publikut.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia Përgjegjëse për Menaxhimin e Burimeve  Njerëzore e bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin nr.9355,dt.10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Sherbimet  shoqerore” i ndryshuar.
  • Njohuritë mbi V.K.M. nr.787, datë 14.12.2005”Për përcaktimin e kritereve të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike”  i ndryshuar.
  •  Njohuritë mbi ligjin nr. 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në Shoqëri” , Ligji nr 9669 date 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdheniet familjare “.
  • Njohuritë mbi V.K.M.nr 204 datë 16.04.2004 “Për masën dhe kriteret e perfitimit të paaftesisë nga personat me statusin e invalidit të punes” si dhe akteve nënligjore, V.K.M nr 618 datë 07.09.2006 “Për përcaktimin e kritereve ,dokumnetacionit dhe masës së perfitimit për personat me aftesi të kufizuar”.
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 10347 datë 04.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijeve” si dhe gjithë aktet e tjera nenligjore të fushës së Sherbimit Social.

 

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a-      Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b-      Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c-      Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

II –NGRITJA  NË   DETYRË  PËR KATEGORINË E MESME    DREJTUESE  

Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë  dhe pranim nga Jashtë Shërbimit Civil.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, si edhe kandidatë nga jashtë Shërbimit Civil  që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni );
  • Të ketë të paktën vlerësimin e funditMirë” ose “Shumë mirë”;
  • Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master  Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në shkencat Sociale /Juridike /,Ekonomike dhe  të  ketë përvojë    pune   deri në pesë  vite  .  (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në  Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës  25.01.2017  dokumentat si më poshtë :

 

1. Kërkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)

2. Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)

3. Aktin e statusit të nëpunësit civil të konfirmuar

4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara

5. Certifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit

6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e notëruar) nëse ka

7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.

8. Vërtetim që nuk kanë masë administrative në fuqi

9. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore

10. Raport mjeko–ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë

11. Fotokopje të librezës së punës të plotësuar në të gjitha rubrikat

 

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga data 31.01.2017  Njësia Përgjegjëse për Menaxhimin e Burimeve  Njerëzore e bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për ngritje në detyrë  për Kategorinë e Mesme    Drejtuese, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia Përgjegjëse për Menaxhimin e Burimeve  Njerëzore e bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

  1. Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin nr.9355,dt.10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Sherbimet  shoqerore” i ndryshuar.
  • Njohuritë mbi V.K.M. nr.787, datë 14.12.2005”Për përcaktimin e kritereve të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike”  i ndryshuar.
  •  Njohuritë mbi ligjin nr. 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në Shoqëri” , Ligji nr 9669 date 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdheniet familjare “.
  • Njohuritë mbi V.K.M.nr 204 datë 16.04.2004 “Për masën dhe kriteret e perfitimit të paaftesisë nga personat me statusin e invalidit të punes” si dhe akteve nënligjore, V.K.M nr 618 datë 07.09.2006 “Për përcaktimin e kritereve ,dokumnetacionit dhe masës së perfitimit për personat me aftesi të kufizuar”.
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 10347 datë 04.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijeve” si dhe gjithë aktet e tjera nenligjore të fushës së Sherbimit Social.

4.1 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e përgjithshëm të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :

 

a-      Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b-      Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për  karrierën, deri në 40 pikë;

c-      Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

NJËSIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE