Në zbatim të nenit 25 dhe 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë sherbimit Civil , për pozicionet :
• 1(një) Drejtori I Burimeve Njerëzore , në Drejtorinë e Burimeve njerëzore,Marrdhenieve me Publikun dhe Juridike , Bashkia Berat.
• 1(një) Drejtori I Drejtorisë së Kulturës ,Turizmit dhe Sportit , Bashkia Berat (pranim nga jashte sherbimit civil).
* Pozicionet e lartë përmendur iu ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
* Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës sëngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil.
Për të dyja procedurat ( lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë.
Përshkrim përgjithsues i punës dhe Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët:
• 1(një) Drejtori I Burimeve Njerëzore , në Drejtorinë e Burimeve njerëzore,Marrdhenieve me Publikun dhe Juridike , Bashkia Berat.
Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë ne shkencat natyrore/Sociale ,inxhinierike etj
a- Menaxhon burimet njerëzore duke përfshire planifikimin e nevojave për personel, kontratat e punës etj;
b- Organizon procesin dhe ndjek procedurat e rekrutimit të burimeve njerëzore, levizjes paralele dhe ngritjes në detyrë;
c- Drejton dhe jep rekomandime për zbatimin e etikës dhe disiplinës në punë për stafin e bashkisë
d- Perpunon dhe analizon të dhëna statistikore mbi burimet njerëzore në Bashkinë e Beratit si dhe kryen kerkime dhe bën analiza për forma të reja në këtë fushë .
e- Menaxhoj stafin në drejtori .
f- Harton programme trajnimi të stafit të drejtorise dhe stafit të bashkisë.
• 1(një) Drejtori I Drejtorisë së Kulturës ,Turizmit dhe Sportit , Bashkia Berat (pranim nga jashte sherbimit civil).
Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) të nivelit Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë Arte të Bukura ,Shkenca Shoqërore/Shkenca politike /Akademin e Sporteve
1.Menaxhon,harton projekte te promovimit të kulturës ,turizmit Të qytetit të Beratit.
2.Në bashkëpunim me stafin harton kalendarin e veprimtarive kulturore,artistike .
3.Harton ne bashkepunim me stafin materiale ndihmëse për orientimin e turizmit kulturor.
4.Promovon vlerat e qytetit për shtimin e turizmit kulturor.
5. Menaxhon,harton projekte në mbështetje të aktiviteteve për zhvillimin e llojeve të ndryshme të sporteve per kategori të ndryshme grup moshash.
5.Menaxhon punën e stafit në drejtori.
I – LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta.
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :
• Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
• Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv,mirë apo shumë mirë.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Të zotërojnë diplomë Universitare të nivelit /Master Shkencor sipas specifikimet të pozicionit.
• Pervoja në pune tre vite ,Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
• Mbajtesi i ketij pozicioni duhet te kete aftesi te mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.
2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat dokumentat si më poshtë:
1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
2. Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)
3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Certifikate të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
5. Aktin e statusit N.C i konfirmuar
6. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
7. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
8. Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore.
10. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
11. Fotokopjo të Librezës së punës.
3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 15.01.2016 Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për lëvizjen paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” .
• Ligjin nr.8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin edhe funksionimin e qeverisjes vendore” I ndryshuar me ligjin nr.30/2015
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligji nr 10221 datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga diskriminimi”.
• Ligji nr 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqeri” .
5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:
• 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja; 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).
• 60 pikë intervista me gojë.
•
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
II – NGRITJA NË DETYRE PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE DHE PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL
Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashte për pozicionin sipas vendimit nr. datë.31.12.2015
1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët pjesë e sistemit të shërbimit civil të një kategorie më poshtë që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit nr. 152/2013:
• Të jetë shtetas shqiptar.
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
• Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
• Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
• Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Të jetë nëpunës civil i konfirmuar të një kategorie më të ulët se kategoria për të cilën konkurohet
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
• Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv,mirë apo shumë mirë.
• Të zotërojnë diplomë Universitare të nivelit Bachelor/Master Profesional /Master Shkencor sipas specifikimet të pozicionit.
• Pervoja ne pune ,Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
• Mbajtesi i ketij pozicioni duhet te kete aftesi te mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.
2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat dokumentat si më poshtë:
1.Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi) dhe Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)
2.Aktin e statusit te NC të konfirmuar
3.Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4.Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
5.Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
6.Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
7.Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
8.Dëshmi i gjendjes gjyqësore.
9.Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
10Fotokopjo të Librezës së punës.
Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen brenda datës 19.01.2016
3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 25.01.2016 Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” .
• Ligjin nr.8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin edhe funksionimin e qeverisjes vendore” I ndryshuar me ligjin nr.30/2015
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:
• 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
• 40 pikë intervista me gojë.
• 40 vlerësimi me shkrim.
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore dhe Marredhenieve me Publikun