Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË PËR NËPUNËSIT CIVIL PËR KATEGORINË E MESME DREJTUES (Drejtor Drejtorie )

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË PËR NËPUNËSIT CIVIL PËR KATEGORINË E MESME DREJTUES (Drejtor Drejtorie )

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË  PËR  NËPUNËSIT CIVIL   PËR KATEGORINË E MESME DREJTUES (Drejtor  Drejtorie )

Niveli i kërkuar i diplomës

MASTER SHKENCOR

Në zbatim të nenit 25 dhe 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil, për pozicionin :

 

1(një) Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tregjeve, Klasa  II-b

 

* Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

 

Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në  detyrë   si edhe pranim nga jashtë në shërbimit civil.

 

Për të dyja procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë edhe pranim nga jashtë në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë.

 

Data e dorëzimit të dokumentave për lëvizjen paralele do të jetë   08.08.2016

Data e dorëzimit të dokumentave për ngritje në detyrë do të jetë   12.08.2016

 

 

 

Përshkrim i përgjithshëm i punës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët:

 

Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master  Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në  Shkenca   Ekonomike, Studimet  Bachelor dhe ato Master të  jenë në  shkenca ekonomike dhe të ketë përvojë pune 5 (pesë) vite.

  Përshkrimi i përgjithshëmipunëspërpozicionin: 

a-      Organizon dhe drejton punë brenda drejtorisë, raporton dhe përgjigjet direkt tek Kryetari Bashkisë dhe N/kryetari i cili vendos mbi çështjet proçeduriale të lidhura me veprimtarinë e drejtorisë

b-      Përgjigjet për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë në drejtori

a-       Kontrollon dhe monitoron aktivitetin e Drejtorisë dhe siguron përmbushjen e objektivave dhe detyrave sipas rregullores së drejtorisë dhe në zbatim të akteve ligjore

b-      Përgatit në bashkëpunim me drejtori të tjera projektvendimin për paketën fiskale dhe i’a paraqet Këshillit Bashkiak për miratim

c-       Organizon studime për hartimin e planeve për taksat dhe tarifat vendore dhe propozon rrugë dhe metoda efikase për mbledhjen e tyre

d-      Përgjigjet për realizimine planit të të ardhurave sipas zërave të paketës fiskale

e-       Ndjek dhe kontrollon procedurat për arkëtimin e taksave dhe tarifave

f-       Ndjek zhvillimet në sektorin ekonomik e financiar dhe investimet në sektorin e tregtisë etj.

g-      Përpilon programe statistikore dhe i përpunon deri në nivelin e studimeve në funksion të përmirësimit dhe mbarëvajtejes së punës së drejtorisë.

h-      Sensibilizon publikun me shërbimet e ofruara nga drejtoria nëpërmjet për­gatitjes së materialeve promocionale si dhe pergatit njoftime periodike në televizionet lokale për pagesën e taksave dhe tarifave vendore

i-  Bashkepunon  me  Auditin e brendshëm si edhe ndjek zbatimin e rekomandimeve të lëna nga auditimi i  brendshëm dhe KLSH.

I – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit pozitiv, mirë apo shumë mirë.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë universitare të nivelit / Master  Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Ekonomike, studimet Bachelor dhe ato Master të jenë në shkenca  ekonomike dhe të ketë përvojë pune 5 (pesë) vite.
  • Pervoja në pune  5 (pesë) vite 
  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

 

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në  Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat, brenda dates 08.08.2016 dokumentat si më poshtë :

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
  2. Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
  5. Aktin e statusit Nëpunësit Civil  i konfirmuar
  6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar) nëse ka
  7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  8. Vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi
  9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore, vërtetim nga gjykata, vërtetim nga prokuroria
  10. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekësor kompetent i aftë  për punë
  11. Fotokopje të librezës së punës në çdo rubrikë të plotësuar

 

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në datën 09.08.2016  Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e   paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, në faqen zyrtare të Bashkisë dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, si edhe në stendën e Informimit të  Publikut.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

 

  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhem Aktet nen ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Ligji nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Ligjit Nr. 9632 datë 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, i ndryshuar si edhe aktet nënligjore,VKM dhe udhëzime në zbatim të ligjit.
  • Ligjit Nr. 9723 datë 03.05.2007 “Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar
  • Ligjit Nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

 

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë :

 

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja; 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë).
  • 60 pikë intervista me gojë.

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

 

 

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombetar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

II –NGRITJA  NË   DETYRË  DHE PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL  PËR KATEGORINË E MESME  DREJTUESE  

Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë

1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët pjesë e sistemit të shërbimit civil të një kategorie më poshtë që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013:

  • Të jetë shtetas shqiptar
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar të një kategorie më të ulët se kategoria për të cilën konkurohet (specialist)
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi
  • Të ketë vleresimin e fundit, mirë apo shumë mirë
  • Të zotërojnë diplomë universitare të nivelit / Master Shkencor ne shkenca ekonomike si  studimet Bachelor  edhe  Master të  jenë  në  shkenca  ekonomike.
  • Përvoja në punë 5 (pesë) vite
  • Njohja e gjuhës se huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi te mira komunikimi dhe të punës në grup
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
  • Kjo procedurë është e hapur edhe për personat jashtë shërbimit civil të cilët duhet të plorësojnë kriteret e veçanta, si :
  • Të zotërojnë diplomë universitare të nivelit / Master Shkencor në shkenca ekonomike, si dhe  studimet Bachelor edhe  Master të jenë në shkenca ekonomike.
  • Pervoja në punë 5 (pesë) vite
  • Njohja  e gjuhës se huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh
  • Ndaj tyre të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në  Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës  12.08.2016 dokumentat si më poshtë :

 

1. Kërkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)

2. Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)

3. Aktin e statusit të nëpunësit civil të konfirmuar

4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara

5. Certifikatë të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit

6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e notëruar) nëse ka

7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.

8. Vërtetim që nuk kanë masë administrative në fuqi

9. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore

10. Raport mjeko–ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë

11. Fotokopje të librezës së punës të plotësuar në të gjitha rubrikat

 

Për kandidatët nga Jashtë Shërbimit Civil dokumentacioni që do të paraqitet është

1. Kërkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)

2. Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)

3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara

4. Certifikatë të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit

5. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e notëruar) nëse ka

6. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.

7. Vërtetim që nuk kanë masë administrative në fuqi

8. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore

9. Raport mjeko–ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë

10. Fotokopje të librezës së punës të plotësuar në të gjitha rubrikat

 

Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen brenda datës 12.07.2016

 

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga data 18.07.2016 Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për ngritje në detyrë apo edhe  pranim nga jashtë në shërbimin civil për Kategorinë e Mesme  Drejtuese, Drejtor Drejtorie, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :

 

  • Ligjin nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” si edhe aktet nënligjore që rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Ligjin nr.139  datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen  Vendore”
  • Ligji nr 9367 datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Intereresave”
  • Ligjin nr.9131 datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  • Ligjit nr. 9632 datë 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, i ndryshuar
  • Ligjit nr. 9723 datë 03.05.2007 “Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar
  • Ligjit nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

 

4.1 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e përgjithshëm të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :

 

  • 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
  • 40 pikë intervista me gojë.
  • 40 vlerësimi me shkrim.

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .