SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NË DETYRË NË SHËRBIMIN CIVIL PËR NIVELIN E MESËM DREJTUES (DREJTOR DREJTORIE)
Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike/Shkenca Sociale ”
niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele , ngritje në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil për pozicionin :
- 1(një) Drejtor në Drejtorinë e Shërbimit Social , Kategoria e pagës II-b.
Plotësimi i pozicionit më sipër bëhet nëpërmjet procedurëssë lëvizjes paralele .Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë |
Për të dyja procedurat: lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë aplikohet në të njëjtën kohë!
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË : 02.02.2022
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË DO TË JETË : 07.02.2022
PËRSHKRIMI I PERGJITHSHËM I PUNËS
- Organizon dhe drejton punë brenda Drejtorisë , raporton dhe përgjigjet direkt te Kryetari Bashkisë /Zv.Kryetari sipas organogramës së miratuar .
- Përgjigjet për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë në Drejtori
- Organizon, mbikëqyr, koordinon dhe monitoron punen e Përgjegjësave dhe specialistëve të Drejtorisë .
- Ndan pergjegjesite per objektivat e vendosura, rishikon cilesinë e punës se vartësve dhe vlerëson performancën e tyre.
- Përgatit materialin dhe ju kthen përgjigje , gjithë shkresave të ardhura nga Mnistritë dhe institucione e tjera në nivel lokal e qëndror .
- Përgatit Projekt Vendimin, për Propozimin për Dhënien e, Ndihmës Ekonomike për çdo muaj si dhe Relacionin për PAK e Invalidet , 6% e fondit të Kushtëzuar për Bllok- Ndihmën Ekonomike,këtë material ia paraqet Këshillit Bashkiak për miratim sipas afateve të përcaktuara në ligj.
- Përgatit Relacion për punën e Drejtorisë dhe ia paraqet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , nëpërmjet Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror ,Berat.
- Raporton nëpërmjet informacioneve mujore e vjetore te titullarët e institucionit për ecurinë e punës në Drejtori.
- Sqaron ankesat dhe konfliktet e qytetarëve me takime e shkresa zyratre.
- Bashkëpunon me Drejtoritë e tjera të bashkisë për zgjidhjen e problemeve sociale të komunitetit.
- Bashkëpunon me Organizatat e ndryshme Humanitare dhe Jofitimiprurëse që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qytetin e Beratit.
- Ushtron kontrolle të herëpashershme në Lagjet dhe Njësitë Administrative për punën e administratorëve.
- Rekomandon e përcjell dokumentacionin e kërkuar për vendosjen e personave në institucionet e Përkujdesjes Shoqërore, sa herë që paraqiten raste.
- Përgatit Programin dhe shpërndarjen e buxhetit çdo 6 muaj, për Drejtorinë dhe ia paraqes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror ,Berat
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori ,Kategoria II-b
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në , Shkenca Sociale , si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Përvojë pune 5 vite në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore
- Të zotërojnë gjuhën angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së.
- Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grupe.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
- Kerkese , leter motivimi
- Fotokopje të diplomës dhe listes se notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
- Certifikata për gjuhën e huaj
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale), vertetim nga Gjykata , Vërtetim nga
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat, brenda datës 02.02.2022
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 04.02.2022 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Bashkisë si edhe në stendën e Informimit të Publikut , listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit , nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Njohuritë mbi ligjin 9355 datë 10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore” i ndryshuar
- VKM nr. 955 datë 07.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”. Dhe Udhëzimi nr. 3 datë 17.02.2017 ”Mbi zbatimin e VKM-së nr. 955 datë 07.12.2016
- Udhëzim nr. 4 datë 17.02.2017 “Për llogaritjen e përfitimit të Ndihmës Ekonomike”.
- Njohuritë mbi ligjin 18/2017, “ Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”,
- Njohuritë mbi ligjin nr . 47/ 2018, Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 9669, date 18.12.2006, “ Për Masa Ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, të ndryshuar.
- Njohuritë mbi ligjin 8153 datë 31.10.1996 “Për Statusin e Jetimit”.
- VKM Nr. 149 date 13.3.2018” Për Kriteret , Dokumentacionin dhe Proçedurat për Evidentimin e Familjes Kujdestare për Fëmijët pa Kujdes Prindëror dhe Masës së Financimit për Shpenzimet e Fëmijës së Vendosur në Familje Kujdestare”.
- VKM nr. 8 datë 14.01.2015 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300kë/h në muaj”.
- VKM nr. 565 datë 09.08.2006 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike” i ndryshuar.
- Njohuritë mbi ligjin 8626 datë 22.06.2000 “Statusi i Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjik” i ndryshuar.
- VKM nr. 31 datë 20.01.2001 “Për përfitimet nga Statusi i invalidit paraplegjik e tetraplegjik” i ndryshuar
- Njohuritë mbi ligjin 8098 datë 28.03.1996 “Për Statusin e të Verbërit” i ndryshuar.
- VKM nr. 277 datë 18.06.1977 “Për përfitimet nga Statusi i të Verbërit” i ndryshuar.
- VKM nr. 425 datë 27.06.2012 “Për përcaktimin ekritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale,publike dhe jopublike, të përkujdesjes shoqërore”, i ndryshuar.
- VKM nr. 89 datë 26.01.2012 “Për përcaktimin e kritereve,të dokumentacionit dhe të procedurës së shërbimit të kujdestarisë, i ndryshuar.
- Udhëzimi nr. 11 datë 09.03.2015 “Mbi zbatimin e VKM nr. 89, datë 26.01.2012 ”.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, “Për proçesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Agjensinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftesive dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.
2 | NGRITJA NË DETYRË |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë |
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
- Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në Shkenca Sociale….. , si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Përvojë pune 5 vite në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore
- Të zotërojnë gjuhën angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së.
- Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grupe.
2.2 | DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
- Letermotivimi
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
- Vertetim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale), vertetim nga Gjykata , Vërtetim nga
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Certifikata për gjuhën e huaj
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 07.02.2022 .
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Duke filluar nga data 10.02.2022 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Agjensinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftesive dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për ngritje në detyrë për Kategorinë e Mesme Drejtuese, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Njohuritë mbi ligjin 9355 datë 10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore” i ndryshuar
- VKM nr. 955 datë 07.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”. Dhe Udhëzimi nr. 3 datë 17.02.2017 ”Mbi zbatimin e VKM-së nr. 955 datë 07.12.2016
- Udhëzim nr. 4 datë 17.02.2017 “Për llogaritjen e përfitimit të Ndihmës Ekonomike”.
- Njohuritë mbi ligjin 18/2017, “ Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”,
- Njohuritë mbi ligjin nr . 47/ 2018, Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 9669, date 18.12.2006, “ Për Masa Ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, të ndryshuar.
- Njohuritë mbi ligjin 8153 datë 31.10.1996 “Për Statusin e Jetimit”.
- VKM Nr. 149 date 13.3.2018” Për Kriteret , Dokumentacionin dhe Proçedurat për Evidentimin e Familjes Kujdestare për Fëmijët pa Kujdes Prindëror dhe Masës së Financimit për Shpenzimet e Fëmijës së Vendosur në Familje Kujdestare”.
- VKM nr. 8 datë 14.01.2015 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300kë/h në muaj”.
- VKM nr. 565 datë 09.08.2006 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike” i ndryshuar.
- Njohuritë mbi ligjin 8626 datë 22.06.2000 “Statusi i Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjik” i ndryshuar.
- VKM nr. 31 datë 20.01.2001 “Për përfitimet nga Statusi i invalidit paraplegjik e tetraplegjik” i ndryshuar
- Njohuritë mbi ligjin 8098 datë 28.03.1996 “Për Statusin e të Verbërit” i ndryshuar.
- VKM nr. 277 datë 18.06.1977 “Për përfitimet nga Statusi i të Verbërit” i ndryshuar.
- VKM nr. 425 datë 27.06.2012 “Për përcaktimin ekritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale,publike dhe jopublike, të përkujdesjes shoqërore”, i ndryshuar.
- VKM nr. 89 datë 26.01.2012 “Për përcaktimin e kritereve,të dokumentacionit dhe të procedurës së shërbimit të kujdestarisë, i ndryshuar.
Udhëzimi nr. 11 datë 09.03.2015 “Mbi zbatimin e VKM nr. 89, datë 26.01.2012
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftesive, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.
BASHKIA BERAT