Home / Publikime / KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PER MJETET TAXI ( 1+8) VENDE

KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PER MJETET TAXI ( 1+8) VENDE

KRITERET DHE DOKUMENTACIONI QE DO TE KERKOHET PER

KONKURIMIN E MJETEVE TAXI ( 1+8) VENDE.

 

Ne zbatim te Ligjit Nr.8308 date 18.03.1998 “Per transportet rrugore” te ndryshuar ; Udhezimit te MPPTT Nr.12, date 19.07.2007 “Per percaktimin e numrit te autoveturave taxi, shtypjen dhe emertimin e liçensave, bllokut te udhetimit dhe regjistrit te sherbimit taxi” ; Udhezimit  nr.15,date  24.07.2007 “ Per kriteret  dhe  procedurat  e  leshimit  te  licencave, autorizimeve  dhe  certifikatave  per  ushtrimin e  veprimtarise  ne  transportin  rrugor “ I ndryshuar  ,te  M.P.P.T.T – se; V.K.B Nr. 121 ,date  22.12.2016 “ Mbi  kriteret  e  licensimit  per  mjetet  autoveture  (1+8 ) vende ne  sherbimin  taxi ” per Bashkine Berat eshte percaktuar numri i mjeteve taxi me (1+8) nente vende, 3  cope.

Ne zbatim te  urdherit tuaj Nr.881date 21.12.2016  grupi i punes i  mbledhur  ne  daten  04.01.2017 ju propozon kriteret e perzgjedhjes se personave te liçensuar nga ata ekzistues  ( autorizim  ose  licence ) si  me  poshte :

Kriteret jane klasifikuar me dy grupe:

1)    Kriteret   ligjore sipas VKM  Nr.325 , date  19.03.2008“ Mbi  rregullat  per  pranimin  ne veprimtarine e  operatorit   te  transportit  rrugor  te  mallrave  dhe  te  udhetareve, si  dhe  njohja  e dokumenteve  zyrtare  te  caktuar  per  keta  operatore “; VKM  Nr. 194, date  09.03.2011 “ Per  disa  shtesa e  ndryshime  ne  VKM Nr. 325  date  19.03.2008”

Udhezimit te M.P.P.T.T Nr.15 ,date 24.07.2007 “Per kriteret dhe     proçedurat e leshimit te liçensave, autorizimeve dhe çertifikatave per ushtrimin e veprimtarise ne transportinn rrugor”.

2)    Kriteret e percaktuara nga grupi i punes ne perputhje  me kushtet konkrete te Bashkise Berat si  dhe  VKB  Nr. 121 ,date  22.12.2016      “ Mbi  kriteret  e  licensimit  per  mjetet  autoveture  (1+8 ) vende ne  sherbimin  taxi “

Bazuar ne nje sistem kriteresh te vleresuara me pike, ku numri total i

pikeve   te jete 200, ndare sipas grupeve si me poshte

  1. Grupi I pare – piket           165

A- Reputacioni i mire – piket maksimale 55

Ne kete pike perfshihen:

–          Nuk jane shpallur fajtore per krime ose shkelje serioze ligjore, perfshire edhe krime ose shkelje te natyres tregetare.

–          Nuk jane deklaruar te papershtatshem per te ushtruar veprimtarine e operatorit te transportit, sipas legjislacionit ne fuqi.

–          Nuk jane shpallur fajtor per shkelje serioze te  ligjit te punes,legjislacionit te transportit,per shkelje te rregullave lidhur me kohen e drejtimit dhe pushimit per drejtuesin e mjetit, ose per legjislacionin lidhur me trafikun rrugor, sigurine e mjetit dhe ne mbrojtjen e mjedisit.

 

Dokumentacioni qe kerkohet:

1)    Deshmi penaliteti

2)    Vertetim nga Prokuroria.

3)    Vertetim nga Gjykata

4)    Vertetim nga Permbarimi

5)    Vertetim nga D.R.SH.T.RR per shkeljet e kryera  si  drejtues  mjeti  dhe  Komisariati  I  Policise Berat.

6)    Vertetim nga Drejtoria  Rajonale Tatimore  Berat per shlyerjen e detyrimeve deri ne  momentin  e  aplikimit  .

7)    Fotokopje e noterizuar e autorizimit te vitit 2016 te leshuar nga Bashkia.

8)    Vertetim  nga  SHAUK  Berat  Kucove  qe  nuk  ka  detyrime.

9)    Vertetim  per  shlyerjen  e  taksave  familjare ( takses  baneses ).

10)Ekstrakti  historic  I  regjistrit  tregetar  per  te  dhenat  e  subjektit   I  leshuar  prej  QKB –se.

11)Vertetim  nga  Drejtoria e  Taksave  Bashkia  Berat  per  shlyerjen e  detyrimeve  te  vitit  ne  vazhdim  per  subjektin  si  biznes .

 

B.GJENDJA E PERSHTATESHME FINANCIARE – piket 20

Kerkesa  per  gjendje te  pershtateshme  financiare  plotesohet  kur  disponon  burime  te  mjaftueshme  financiare.

Vleresimi i gjendjes financiare duhet te jete i barabarte ose qe kapercen shumen e pergjitheshme 140000 leke.

      Dokumentacioni qe kerkohet:

Vertetimi , konfirmimi nga Banka ku  te  kete  te  depozituara  140000 lek ose  garanci  bankare  nga  nje  kompani sigurimesh .

 

C. ELEMENTET  E  DREJTIMIT  TE  MJETIT– piket maksimale 60

MOSHA ( vjetersia e patentes) GRUPI D
Viti 2002 03 04 05 06 07 08 09 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016
Piket 30 28 26 24 22 20 18 16 14 12 10 8 6 4 2

 

MOSHA ( vjetersia e deshmise se taksistit)
Viti 2002 03 04 05 06 07 08 09 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016
Piket 30 28 26 24 22 20 18 16 14 12 10 8 6 4 2

 

Dokumentacioni qe kerkohet:

1. Leja  e  drejtimit, fotokopje e  noterizuar.

2. Deshmi  taksisti ,fotokopje te noterizuar .

 

D.GJENDJA TEKNIKE E MJETEVE – piket –  30

1)    Plotesimi i standarteve te sigurise rrugore te mjetit, standarteve te  nxjerjes se gazrave dhe zhurmave si dhe kerkesat e komoditetit ne transportin e udhetareve.

 

DOKUMENTACIONI QE KERKOHET:

1)Çertifikata e kontrollit teknik me te gjitha shenimet (kerkesat e saj)

2) Akt- vleresimi ne plotesimin e kushteve te komoditetit.

3) Siguracioni  I  mjetit  ne  momentin  e  licensimit .

4) Police  sigurimi per sigurimin  e  udhetareve .

5) Dokument  per  verifikimin  dhe  plumbosjen  e  taksimetrit  leshuar nga  DKMK.

 

II. Grupi I dyte – 35 pike

     A.Gjendja civile

Dokumentacioni qe kerkohet:

1)Çertifikat familjare (origjinale).

2) Leja e banimit nga Kryetari Lagjeve  ose  Njesive  Administrative( origjinale).

 

B.Mosha e mjetit ( viti  i  prodhimit  2015)

                                     Dokumentacioni qe kerkohet:

1.Fotokopje e  lejes se  qarkullimit e  noterizuar.

 

C) Ne konkurim do te marrin pjese te gjithe subjektet qe jane per mjetin taxi pronar dhe shofer.

 Dokumenti  qe  kerkohet :

1.Çertifikata  e  pronesise  se  mjetit  .

 

D) Dokumentat do te dorezohen ne Protokollin  e Bashkise Berat. Dokumentat duhet te jene origjinal dhe fotokopjet te noterizuara. Dorezimi i dokumentave duhet te  behet kundrejt dokumentit te identifikimit, sipas  inventarit  perkates  deri ne  daten  25.01.2017.

 

E. N.q.se informacioni i dhene nga çdo subjekt ose provohet se deklarimet dhe te dhenat jane  te pa verteta ky subjekt skualifikohet pas verifikimeve te kryera.

 

 F.Ne konkurim do te marrin pjese vetem personat fizike dhe juridik te pajisur  me  leje  transporti (  autorizim ) nga Bashkia Berat  per vitin 2016.