Bashkia Berat ka ndërmarë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në lagjet e qytetit, të cilat kishin bllokuar rrugët, sheshet, objektet publike, duke u kthyer në gangrenë për qytetarët. Pas ndërhyrjeve të Inspektoriatit Ndërtimor dhe Policisë Bashkiake, është arritur që në lagjen ‘’Çlirim’’ të prishen rreth 150 ndërtime pa leje të kryera në këtë zonë në 25 vitet e fundit.
Gjatë një takimi me banorë të bllokut të pallateve në lagjen ”Çlirim”, Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj, zhvilloi një bashkëbisedim mbi rehabilitimin e terrenit të përfituar nga prishja e ndërtimeve pa leje
Heqja e mbeturinave inerte të cilat janë kthyer në probematikë për qytetarët, do të bëjë të mundur më pas rehabilitimin e sipërfaqes së çliruar nga ndërtimet pa leje, duke e kthyer atë në një lulishte për banorët dhe vend për lojra për fëmijët.
Banoret e lagjes mirëpriten projektin e gjelbërimit dhe ndricimit publik, si një mundësi për të rritur cilësinë e jetës në lagjet e tyre, duke ia kthyer hapësirën banorëve.
Kryetari i Bashkisë garantoi të gjithë qytetarët se çdo ndërtim pa leje do të prishet dhe një plan i detajuar masash po vijon të zbatohet në qytetin e Beratit, për të mos lejuar nisjen e ndërtimeve pa leje