Home / Raste te trajtuara ne Qendren Nderkulturore Komunitare

Raste te trajtuara ne Qendren Nderkulturore Komunitare

Qendrat e Sherbimeve Sociale (Qendra Rinore)

Qendra Nderkulturore Komunitare eshte e vendosur prane zones ku jane te perqendruar numri me I madh I komunitetit rom. Kjo qender ka per funksion integrimin e komuniteteve, fuqizimin e familjeve te komunitetit per mirefunksionim ne shoqeri. Kjo qender gjendet me nje infrastruktur bashkekohore duke ofruar sherbime multidimensionale ku perfshihen: Zhvillimi I aktiviteteve te ndryshme sociale dhe kulturore, sherbimi stomatologjik falas, sherbime psikosociale, ofrimi I edukimit parashkollor, si dhe klasat ndihmese . Keto klasa konsistojne ne marrjen e sherbimit per femijet e komunitetit, ku keshillueset e qendres japin  ndihmese per kryerjen e detyrat e shtepise, ku konkretisht 12 femije jane pjese e ketij grupi.  Ky sherbim lehteson dhe u vjen ne ndihme prinderve dhe femijeve ne procesin mesimor. Njekohesisht Keshillueset ndermarin fushata ndergjegjesuese per marrjen e sherbimeve shendetesore (vaksina, mamografi ); frekuentimin e arsimit; sigurohen per ofrimin e mundesive te barabarta dhe mosdiskriminuese per te gjithe antaret, ofrimi I aktiviteteve duke u harmonizuar me interesat dhe nevojat e femijeve te cilet frekuentojne qendren. Edukimi parashkollor nje tjeter hallke e rendesishme  prane kesaj qendre, frekuentohet momentalisht nga 14 femije nder te cilet 13 jane Rom. Edukatoret e qendres jane te fokusuara ne frekuentimin e kopshtit , marrjen e njohurive baze, si dhe integrimin e femijeve. Sherbimet Psiko-Sociale u ofrohen te gjithe antareve te komunitetit duke perfshire keshillim individual dhe ne grup, si dhe vleresimi I situates te familjeve ne nevoje dhe planifikimin e nderhyrjes. Por ende mbetet nje sfide per heqjen e stigmes per shkuarjen tek psikologu. Dy komunitetet karakterizohen nga problem shume dimensionale ku nder to mund te permendim: kushte te veshtira te jeteses, papunesia, te ardhura teper te uleta, perfshirja ne tregun informal dhe probleme me rregjistrin civil.

 

Tab 11.9  Raste te trajtuara ne Qendren Nderkulturore Komunitare

Raste te trajtuar nga te cilet jane: Njesia e matjes Viti 2021
Komuniteti  ROME Nr 60
Komuniteti EGJIPTIANE Nr 20
Mazhorance Nr 20
Totali Nr 100

Burimi: Drejtoria e Sherbimit Social