Jemi në rrugë të mbare për super startin e transformimit të qytetit
Gjatë dy muajve të fundit kemi punuar intensivisht së bashku me partnerët në mirëpërcaktimin e projkteve dhe dje mbyllëm me sukses takimin e rradhës për Programin e Investimeve, për periudhën kohore 2020-2021, me Ekipin e Bankës Botërore, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, mbi ‘’Programin për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turistik’’.
Programi i financuar nga Banka Botërore, është një paketë investimesh e cila do të mbulojë projekte të infrastrukturës turistike, me fokus në Lagjet “Mangalem”, “Goricë” dhe Qendrën e Qytetit, me një vlerë rreth 18 milionë dollarë.
Ndërhyrjet përfshijnë:
Restaurimin e peisazhit historik urban të Lagjes ‘’Goricë’’;
Rehabilitimin urban të Sheshit ‘’ Iljaz Vrioni’’;
Rigjenerim i zonës përreth Muzeut Etnografik dhe Rrugës ‘’ Mihal Komneno’’;
Restaurim dhe përdorim me përshtatje i ish- Selamllëkut të Vrionasve dhe zonës rrotull;
Përmirësim pamor i siluetës urbane përgjatë rrugës ‘’Antipatrea’’ në Qendër të Qytetit;
Rehabilitimi i shtegut të Kalasë së Goricës dhe krijimi i potencialeve turistike pranë monumenteve dhe vendosje sinjalistike turistike dhe tabelat informuese për vizitorët.
Programi gjithashtu mbështet ngushtë edhe rritjen e kapaciteteve të Bashkisë Berat në fushën e turizmit dhe menaxhimit të destinacioneve!
Duket ëndërr, por së shpejti do ta kthejmë në realitet