Programi i Trajnimit ne Janinë
Në kuadër të projektit FIRE PREP financuar nga Bashkimi Europian programi IPA CBC Shqiperi- Greqi, ku Bashkia Berat eshte partner koordinues , u zhvillua një program trajnimi në Janinë, Greqi. ku 20 zjarrfikës grekë dhe 25 shqiptarë morën pjesë në trajnimin i cili u zhvillua nga data 28 mars deri më 1 prill në ambientet e Brigadës së III-të Zjarrëfikëse në Janinë dhe Njësisë së 5-të Speciale të Korpusit Helen të Zjarrfikësve.
Zjarrfikësit shqiptarë përfaqësonin bashkitë dhe qytetet Berat, Selenicë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Korçë, Pogradec, Bilisht dhe Këlcyrë.
Zjarrfikësit grekë përfaqësonin rajonet e Epirit, Follorinës, Artës, Lefkadës dhe Thesprotisë. I gjithë programi i trajnimit, si ofruesi 5.2.3 i WP5 të projektit, u organizua nga Departamenti i Programeve Evropiane të Korpusit Hellen Zjarrfikës (PB2)
Modulet edukative të programit kishin të bënin me zjarret në pyje, shpëtimin nga aksidentet rrugore, tërmetet dhe përmbytjet me praktikë teorike dhe praktike. Veprimtaria u mbështet nga kateringu duke ofruar pushime për kafe dhe drekë.Kursantët treguan zell dhe interes të veçantë gjatë trajnimit duke marrë pjesë me pyetje dhe diskutime mbi temat.