PROÇEDURA DHE DOKUMENTACIONI QË DUHET PLOTËSUAR PËR
TU TRAJTUAR ME PROGRAMET E STREHIMIT SOCIAL BANESË ME KOSTO TË ULËT DUKE PËRFITUAR KREDI TË LEHTËSUARA NGA SHTETI .
Bazuar në ligjin nr.22/18 “ Për strehimin Social “ i ndryshuar ,ligjit nr.139/2015 “ Për Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, VKM nr.384,datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetqeverisjes vendore “ , VKM nr.453,datë 3.7.2019 “Për masën e subvencionimit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët ,me kredi të lehtësuara nga shteti, VKM nr.852,dt 26.12.2024 “Për proçedurën e paraqitjes së kërkesës ,afatet kohore,përgjegjësistë dhe rolet e përdoruesve të sistemit për përfitimin nga programet e strehimit social” ,duhet të ndiqet kjo proçedure :
I.APLIKIMI PËR PËRFITIMIN E PROGRAMIT SOCIAL KRYHET ON-LINE NË
PORTALIN UNIK QEVERITAR “ E-ALBANIA”.
DOKUMENTACIONI PËR TË PËRFITUAR SUBVENCIONIM TE INTERESAVE TË KREDISE ËSHTË SI MË POSHTË DHE PËRBËHET NGA:
- Për të dhëna personale të aplikantit:
- Fotokopje të kartës së identitetit së aplikantit.
2.Çertifikaten familjare ne momentin e aplikimit.
- Vërtetim për vendbanimin (te Administratori i lagjes apo /Njësisë Administrative )
4.Statusin e punesimit te aplikuesit(punesuar ne shtet ,privat , apo i vetpunesuar)
- Për vërtetimin e kushteve të strehimit sipas shkronjës “a” të nenit 16,të ligjit nr,22/2018 “|Për strehimin social”;
1.vërtetimin negativ nga nga ASHK (Agjencia Shteterore e Kadastres), që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes ,nuk figuron ,në të gjithë territorin e Shqipërisë, pronë e regjistruar ose në proces regjistrimi ose vërtetimin për një pronë që është nën normat e banimit.
2.banoj ne banesa qe paraqesin rrezik shembjeje ;
3.banoj ne banesa të mbipopulluara sipas percaktimeve dhe normave në fuqi;
4.kane mbetur te pastrehe si rezultat i fatkeqesive natyrore ;
5.banojne ne banesa që prishen apo perjashtohen nga procesi i legalizimit ,si rezultat i investimeve publike.
- Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16 të ligjit 22/2018
“|Për strehimin social”;
1.familjet njeprinderore qe kane ne ngarkim femije ,ku perfshihen vajzat nena;
2.kopje te vendimit të gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara; 3.familje e re do te quhen ato familje kur mosha e anetarit me te madh te te ciles ne momentin e paraqitjes se kerkeses , eshte me e vogel ose baras me 40 vjeç;
4.familjet me me shume se kater femije ;
- Për vërtetimin e kushteve sociale ,sipas shkronjës “c”, të nenit 16, të ligjit nr.22/2018,
“|Për strehimin social”;
1.vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara ;
2.individe me statusin e jetimit,qe nga çasti I daljes nga qendrat e perkujdesjes shoqerore dhe dei ne moshen 30 vjeç; 3.emigrantet e rikthyer
4.viktimat e dhunes ne familje
5.familjet e policeve te rene ne detyre ;
6.anetare te komunitetit rom dhe egjiptian;
7.vajzat nena ;
8.punonjesit e sherbinit te mbrojtjes nga zjarri ;
- Për vërtetimin e kushteve ekonomike,:
- vërtetim i të ardhurave neto të familjes, për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, në moshë madhore që janë në marrëdhënie pune;
- dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
3.vertetimin per masen e pensionit per personat e familjes qe jane ne pension;
4.vertetimin per personat qe jane punekerkues te papune;
5.vertetimin e fitimit te te ardhurave nga biznesi te vitit te fundit per personat e vetpunesuar; 6.vërtetim nga drejtoria e taksave të bashkisë , që aplikuesi nuk ka detyrime për taksat dhe tarifat vendore;
- vertetim nga bankat për gjendjen e llogarive dhe të depozitave të familjes /individit.
Shënim; Dokumentat e sipërcituar t’i bashkelidhen aplikimit per kredi te zbutur 3% ose të dorëzohen pranë protokollit të Bashkisë brenda datës 31.03.2025
KRITERI I TE ARDHURAVE QE DUHET TE PLOTESOJE ÇDO APLIKUES PER T’U TRAJTUAR ME KREDI TE ZBUTUR 3%.
Niveli i të ardhurave familjare mujore për t’u trajtuar me kredi me interes 3% / vit në nivel qarku sipas madhësisë së familjes per vitin 2024 sipas të dhënave të INSTAT të vitit 2023.
Qarku | Familje me 1 person | Familje me 2 persona | Familje me 3 persona | Familje me 4 persona | Familje me 5+ persona | Shpenzime mesatare mujore per konsum |
Berat mini | 45,738 | 71,643 | 78,561 | 101,527 | 104,888 | 83,006 |
Berat. max | 54,886 | 85,972 | 94,273 | 121,832 | 125,866 | 99,607 |
Shenim : Kalimi i kufirit maksimal te te ardhurave familjare mujore sipas përbërjes familjare është kriter s’kualifikues për këtë program strehimi.
Shuma e kredisë për familje sipas VKM nr.268,dt 29.04.2022 “Per disa ndryshime te VKM nr.453,dt 3.7.2019
Nr | Qyteti | Struktura familjes (nr.persona)
|
e | Struktura
Ap |
e | Siperfaqa takuese | Kufiri Maksimal i Kredise/ mbas daljes se vkm nr.268,dt 29.4.2022”Per disa ndryshime te vkm nr.453,dt3.7.2019 |
1 | Berat | 1 | Garsoniere | 45 | 2,349,000 | ||
2 | 1+1 | 55 | 2,871,000 | ||||
3-4 | 2+1 | 81 | 4,228,200 | ||||
4-5 | 3+1 | 100 | 5,220,000 |