Bashkia Berat, për të gjithë aplikantët e interesuar të Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2021, në zbatim të Ligjit nr. 69/2012 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimit Nr. 12, datë 10.06.2021 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2023, si edhe kërkesës së ardhur nga institucioni arsimor, për nevoja të mësimdhënies, shpall vendin e lirë profili parashkollor me kohëzgjatje me afat të caktuar .
- Edukator grupi në kopështin “ Karkanjoz ” Shkolla e Mesme e Bashkuar Roshnik (shkolla vartëse Karkanjoz), pasi punonjësi i emeruar ka marë lejen e lindjes, në Drejtorinë e Arsimit , Bashkia Berat , me kontratë me afat ,deri në gjashtë muaj pasi punonjësi i emeruar ka marë lejen e lindjes .
Të merren masat e nevojshme nga ana e Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, për të njoftuar sipas ligjit aplikantët e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2023 sipas udhëzimit dhe afateve ligjore .
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj!
BASHKIA BERAT