PËR SHPALLJEN E VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR PËR MËSUESE/EDUKATORE
Bashkia Berat, për të gjithë aplikantët e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2025, bazuar në Ligjin Nr.69/2012, datë 21.06.2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, Udhëzimin Nr. 8, datë 03.05.2024 të MAS “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2025” dhe kërkesave të ardhura nga intitucionet e arsimit parashkollor mbi vendet vakante të krijuara, shpall vendet e lira të punës si më poshtë:
- 1 (një) mësuese grupi në kopshtin “10 korriku” (pa afat);
- 1 (një) mësuese grupi në kopshtin “Lapardha Qoshk” (pa afat);
- 1 (një) mësuese grupi në kopshtin “Ullinjas” (pa afat);
Për përzgjedhjen ose refuzimin e vendeve të punës të shpallura vakante nga Bashkia Berat në Institucionet e Arsimit Parashkollor, duhet të paraqiteni pranë Bashkisë Berat, ditën e enjte, datë 11.06.2026, ora 15:00.
Përzgjedhja do të bëhet duke filluar nga kandidati që ka më shumë pikë në Portalin “Mësues për Shqipërinë” 2025.
Bashkia Berat
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve