Home / Njoftime / Per fillimin e proçedurave per ndarjen e tre apartamenteve me kosto te ulet te ndertuara nga Enti Kombetar i Banesave

Per fillimin e proçedurave per ndarjen e tre apartamenteve me kosto te ulet te ndertuara nga Enti Kombetar i Banesave

Bashkia Berat fillon proçedurën e ndarjes së 3 apartamenteve me kosto të ulët të ndërtuar nga Enti Kombëtar i banesave ,  për familjet që kanë aplikuar si të pastrehë pranë  bashkisë. Struktura e apartamenteve  janë 1 dhome +1 kuzhine

Familjet përfituese  duhet të plotësojnë kriterin e të ardhurave familjare mujore për:

  1. Ap 1+1 me sip 54 m2 ,këto të ardhura duhet të jenë në vlerën mbi 35,000 lekë/muaj.
  2.  Ap 1+1 me sip.63.5 m2 në vlerën mbi 40,000 lekë/muaj.
  3.  dhe Ap 2+1 me sip.90.9 m2 në vlerën mbi 57,000  lekë/muaj .

 

Dokumentat per kualifikim:

Te  gjithe  qytetaret qe  kanë aplikuar si të pastrehe pranë bashkise dhe plotesojne kushtin e te ardhurave familjare mujore , per tu strehuar ne  3 apartamentet e ndertuar nga Enti kombetar i Banesave, per vazhdimin e procedurave te metejshme,  për  të përfituar  nga projekti i banesave me kosto të ulët  duhet te dorezojne  prane Bashkise Berat brenda dates 31.07.2017  ,  dokumentat e percaktuara ne Vendimin e Keshillit te Ministrave  Nr.574, date 29.08.2012  “ Per percaktimin e dokumentacionit , qe duhet te paraqese familja , per tu strehuar sipas njerit prej programeve te strehimit dhe afateve proçedurave te miratimit nga organet e qeverisjes vendore “ ,  jane si me poshte :

 

  1. Kerkesa per dorezim te dokumentacionit drejtuar bashkisë Berat , ku te citohet çdo dokument qe    i bashkelidhet  kerkeses  si dhe  adresa dhe numri  i kontaktit.
  2. Fotokopjen e kartes se indentitetit te aplikantit
  3. Çertifikaten e gjendjes  familjare te vitit 2017 .
  4. Vertetim nga punedhenesi per cdo pjestar te familjes qe eshte ne marrdhenie pune , ku te percaktohet detyra qe kryhen si dhe paga  neto .
  5. Vertetim nga Zyra e Punes per çdo pjestar te familjes qe eshte mbi 18 vjec dhe eshte i pa pune .
  6. Vertetim nga Organet Tatimore per derdhje kontributesh per çdo pjestar te familjes qe eshte i vetpunesuar ose i punesuar ne privat .
  7. Vertetim nga Sigurimet Shoqerore per personat qe jane ne pension.
  8. Vertetim nga Drejtoria e Sherbimit Social ne bashki per personat qe perfitojne pagese paaftesie per pune, si dhe ata qe trajtohen me ndihme ekonomike.
  9. Vertetim nga Zyra e Regjistimit te Pasurive te Paluajtshme per  çdo anetar te familjes , qe nuk disponon ne pronesi banese apo ndonje mjedis qe mund perdoret si i tille .
  10. Vendimin e komisionit mjekesor te percaktimit te verberise dhe aftesise per pune per individet me aftesi te kufizuar ( fotokopje e noterizuar).
  11. Vertetim per shlyerjen e taksave vendore te bashkise ,te paguara dhe viti  2017.
  12. Depozitë bankare në vlerën 14 % të çmimit të apartamentit që varion nga vlera 236,172 lekë  (Ap më i vogël me sip  54 m2 në – 397,557  lekë (Ap më I madh me sip 90.9 m2.

 

1