Home / Njoftime / NJOFTIM PRONARËVE TË PASURIVE PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “ RIKUALIFIKIMI URBAN I UNAZËS SË RE BERAT”

NJOFTIM PRONARËVE TË PASURIVE PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “ RIKUALIFIKIMI URBAN I UNAZËS SË RE BERAT”

     REPUBLIKA E SHQIPËRISË

      BASHKIA BERAT

         KOMISIONI I SHPRONËSIMEVE

                                                                       

  NJOFTIM

      PRONARËVE TË PASURIVE PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI

“ RIKUALIFIKIMI URBAN I UNAZËS SË RE BERAT”

 

 

Agjencia Shtetërore për Shpronësim, në vijim të shqyrtimit të kërkesës për shpronësim, për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i Unazës së re Berat”, sqaron se kufizimet e pasurive të pronarëve të cilët preken nga ky shpronësim janë pengesë për përfundimin e procedurës së shpronësimit.

 

Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë pronarëve të pasurive pronë private, të cilat preken nga ky shpronësim të aplikojnë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës me qëllim heqjen e këtyre kufizimeve pasi janë pengesë  për përfundimin e procedurës së shpronësimit.

 

Gjatë këtij procesi  Bashkia Berat dhe  Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ofrojnë mbështetje dhe asistencë për çdo qytetar që ka nevojë për ndihmë në përgatitjen e dokumentacionit apo në kryerjen e apikimit.

 

Për më shume informacion kontaktoni me administratorin e lagjes nr.3, Z. Kliti Koroni në numrin 0695877888 ose në adresën e emailit të Bashkisë Berat: info@bashkiaberat.gov.al