Home / Njoftime / NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PRANIMIN NË NIVELIN E MESËM NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PRANIMIN NË NIVELIN E MESËM NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PRANIMIN NË NIVELIN E MESËM NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM -në nr. 520, datë 25.07.2019 “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu  III “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat, procedurat e përzgjedhjes per emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”, Vendimin e Kryetarit të Bashkisë nr. 434,  datë 07.07.2020 “Për miratimin e strukturës së  Drejtorisë së Mbrojtjes nga zjarri dhe Shpëtimin”,  Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat njofton se në Drejtorinë e MZSH-së shpallet një vend i lirë pune:

  • 1 (një) pozicion, Shef i Sektorit të Ndërhyrjes, në nivelin e mesëm, në Sektorin e Inspektimit dhe Parandalimit, në Drejtorinë  e MZSH-së.

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE

PRANIM NË SHËRBIMIN E MZSH-së  DO TË JETË                         20.05.2025

 

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I VENDIT TË PUNËS

 

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e marra për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut.

 

DETYRAT FUNKSIONALE TË SHEFIT TË SEKTORIT TË NDËRHYRJES NË DREJTORINË VENDORE TË MZSH – së

 

  1. Sektori i Ndërhyrjes drejtohet nga shefi i sektorit të Ndërhyrjes, i cili i raporton drejtpërdrejt drejtorit të Drejtorisë së Shërbimit të MZSH-së dhe përgjigjet për:
  2. a) drejtimin, organizimin e punonjësve të stacionit zjarrfikës për zbatimin e detyrave operacionale për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës e të pronës;
  3. b) gatishmërinë, disiplinën, përgatitjen profesionale të personelit dhe për gjendjen funksionale të automjeteve, të teknikës dhe pajisjeve zjarrfikëse;
  4. c) evidentimin e hidrantëve sipërfaqësorë e nëntokësorë që ndodhen në territorin e bashkisë dhe vendburimeve të ndryshme për furnizim me ujë;

ç) evidentimin e hartës me rrugëkalime dhe me objekte që paraqesin rrezikshmëri në gjithë territorin e bashkisë;

  1. d) orientimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të përgatitjes tekniko-profesionale të personelit të shërbimit të stacionit të MZSH-së;
  2. dh) drejtimin e shuarjes së zjarreve masive dhe kryerjen e të gjitha veprimeve nga personeli zjarrfikës për shpëtimin e jetëve e të pronës;
  3. e) kryerjen e analizave për çdo ndërhyrje operuese të personelit zjarrfikës dhe shpëtues;

ë) hartimin e raportit të ndërhyrjes për çdo zjarr me forcat, mjetet, taktikën e përdorur, kostot e ndërhyrjes, dëmin e përafërt të shkaktuar nga zjarri;

  1. f) organizimin e stërvitjes së përbashkët të punonjësve të shërbimit me strukturat vullnetare dhe me strukturat e tjera në pushtetin vendor;
  2. g) gjendjen e teknikës dhe të pajisjeve zjarrfikëse në përdorim e në rezervë dhe të kërkojë zbatimin e normave teknike për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre nga punonjësit, duke mbajtur dokumentacionin përkatës;
  3. gj) evidentimin e çdo dëmtimi të rëndë të automjeteve, të pajisjeve dhe materialeve të tjera në përdorim, duke përcaktuar shkakun dhe personat përgjegjës;
  4. h) njohjen me hollësi të planimetrisë së qytetit, bashkisë, zonës së objekteve me rrezikshmëri, rrugëve, burimet e ujit dhe hidrantët zjarrfikës, si dhe organizon punën për njohjen e tyre në terren edhe nga punonjësit e stacionit;
  5. i) kryerjen në bashkëpunimin me punonjësit operacionalë të analizave të punës mujore dhe analizat e zjarreve të rëna;
  6. j) përditësimin e taktikave dhe të metodave që përdoren për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njerëzve;
  7. k) plotësimin me korrektësi të të gjithë dokumentacionit modular, sipas përcaktimeve të legjislacionit përkatës;
  8. l) hartimin e aktit të ekspertizës së zjarrit, kur kërkohet nga organet e hetimit;
  9. ll) propozimin për dhënien e stimujve për punonjësin në varësi dhe për masat disiplinore në përputhje me dispozitat e kësaj rregulloreje.
  10. Në bashkitë ku shërbimi zjarrfikës është organizuar në sektor vendor të MZSH-së, detyrën e shefit të ndërhyrjes e kryen shefi i sektorit të shërbimit vendor të MZSH-së.

 

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN MZSH-SË DHE KRITERET E VEÇANTA

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë përfunduar arsimin e lartë policer, ushtarak, juridik ose inxhinieri, niveli minimal i diplomës “Bachelor”;
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
  4. ç) Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
  5. dh) Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së;
  2. Fotokopje e kartës së identitetit;
  3. Certifikatë familjare/ certifikatë personale;
  4. Një kopje të jetëshkrimit (CV);
  5. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  6. Fotokopje diplome e noterizuar;
  7. Raport  I aftësisë në punë  nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  8. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor;
  9. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  10. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti);
  11. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  12. Certifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  13. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”;
  14. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore shtetërore  që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;
  15. Vërtetim vendbanimi;
  16. Të jetë i gjatë  jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe 165 cm për femrat;
  17. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.

Dokumentat duhet të dorëzohen në sekretarinë e  Bashkisë Berat  brenda datës 20.05.2025

 

 

Bashkia Berat