Home / Njoftime / NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PRANIMIN NË NIVELIN E MESËM NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PRANIMIN NË NIVELIN E MESËM NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PRANIMIN NË NIVELIN E MESËM NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM -në nr. 520, datë 25.07.2019 “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu  III “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat, procedurat e përzgjedhjes per emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”, Vendimin e Kryetarit të Bashkisë nr. 434,  datë 07.07.2020 “Për miratimin e strukturës së  Drejtorisë së Mbrojtjes nga zjarri dhe Shpëtimin”,  Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat njofton se në Drejtorinë e MZSH-së shpallet një vend i lirë pune:

  • 1 (një) pozicion, Shef i Sektorit të Inspelktim Parandalimit, në nivelin e mesëm, në Sektorin e Inspektimit dhe Parandalimit, në Drejtorinë  e MZSH-së.

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE

PRANIM NË SHËRBIMIN E MZSH-së  DO TË JETË                         18.06.2025

 

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I VENDIT TË PUNËS

 

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e marra për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut.

 

DETYRAT FUNKSIONALE TË SHEFIT TË SEKTORIT TË INSPEKTIM PARANDALIMIT NË DREJTORINË VENDORE TË MZSH – së

 

  1. Sektori i Inspektimit drejtohet nga shefi i sektorit të inspektim/parandalimit, i cili i raporton drejtpërdrejt drejtorit të Drejtorisë së Shërbimit të MZSH-së dhe përgjigjet për:
  2. a) planëzimin, organizimin, inspektimin, kontrollin, nëpërmjet hartimit të planeve të punës vjetore, mujore, javore tё miratuara nga drejtori i shërbimit të MZSH-së në nivel vendor me qëllim organizimin e punës për pakësimin e zjarreve dhe të pasojave që vijnë nga to, në objektet e përcaktuara si subjekt i kontrolleve të shërbimit të MZSH-së në territorin e bashkisë;
  3. b) evidentimin e listuar të të gjitha objekteve që gjenden në territorin e bashkisë e që mbartin rrezik për rënie zjarri për shkak të aktivitetit që ushtrohet në to;
  4. c) organizimin, evidentimin dhe analizimin e punës së inspektorëve tё parandalimit nё sektor;

ç) orientimin e punës për aftësimin profesional tё inspektorëve tё parandalimit, duke zhvilluar periodikisht përgatitjen profesionale të tyre, njohjen dhe përditësimin me ligjshmërinë, normat apo rregulloret e sigurisë nga zjarri;

  1. d) përgatitjen, prodhimin dhe administrimin e dokumentacionit për sanksionet administrative;
  2. dh) evidentimin e masave administrative dhe koordinimin e punës me zyrën e financës për rakordimin e këtyre masave dhe ndjekjen në vazhdimësi të tyre deri në ekzekutim;
  3. e) përgatitjen e dokumentacionit për vlerësimin, miratimin, refuzimin e projektit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin që shoqëron dokumentacionin tekniko-ligjor të lejeve zhvillimore/ndërtimit, në përputhje me ligjin nr.152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, dhe legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;

ë) administrimin dhe identifikimin e tërësisë së akteve inspektuese/parandaluese në dosje individuale për çdo objekt, për të cilin aplikohet e kërkohet vlerësim nga shërbimi i MZSH-së, në përputhje me afatet e parashikuara nga dispozitat e ligjit për arkivat;

  1. f) vlerësimin për masat e sigurisë nga zjarri në objekte, që janë subjekt i kontrolleve të shërbimit të MZSH-së dhe veçanërisht për objektet me rrezik tё theksuar për zjarr;
  2. g) analizimin e shkaqeve të rënies sё zjarreve dhe ushtrimin e cilësisë së ekspertit zjarrfikës në ndihmë të organit të hetimit e përpilimit të akteve tё ekspertizës për zjarrin e rënë;
  3. gj) përgatitjen e statistikave mujore dhe vjetore të aktivitetit tё sektorit tё inspektim/parandalimit dhe t’ia paraqesë ato drejtorit të shërbimit të MZSH-së;
  4. h) përgatitjen e materialeve për sensibilizimin e publikut për masat e mbrojtjes kundër zjarrit dhe organizimin e trajnimeve në komunitet dhe subjekte shtetërore e private për njohjen e marrjen e masave kundër zjarrit;
  5. i) informimin e përditësuar me shkrim për problemet dhe zbatimin e detyrave e lëna nga drejtori i shërbimit të MZSH-së.
  6. Shefi i sektorit tё inspektim/parandalimit i kryen detyrat e tij në përputhje me kërkesat e ligjit nr.152/2015 dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe me parimet e legjislacionit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.

 

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN MZSH-SË DHE KRITERET E VEÇANTA

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Për sektorin e inspektim/parandalimit përzgjidhen kandidaturat që plotësojnë kriteret ligjore dhe që kanë nivelin minimal të diplomës “Bachelor” në degët inxhinieri, juridik;
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
  4. Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
  5. Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së;
  2. Fotokopje e kartës së identitetit;
  3. Certifikatë familjare/ certifikatë personale;
  4. Një kopje të jetëshkrimit (CV);
  5. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  6. Fotokopje diplome e noterizuar;
  7. Raport  I aftësisë në punë  nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  8. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor;
  9. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  10. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti);
  11. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  12. Certifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  13. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”;
  14. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore shtetërore  që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;
  15. Vërtetim vendbanimi;
  16. Të jetë i gjatë  jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe 165 cm për femrat;
  17. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.

Dokumentat duhet të dorëzohen në sekretarinë e  Bashkisë Berat  brenda datës 20.05.2025

 

 

Bashkia Berat