NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPETIMIN
KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi
Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” Kreu III, neni 14,pika 1 “Kriteret e pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së” dhe neni 15 “Emërimi ,lirimi dhe përjashtimi I personelit të Shërbimit të MZSH-së”, Vendimit të Kryetarit të Bashkisë nr.810 , datë 31.10.2017, i ndryshuar Bashkia Berat njofton se në Drejtorinë e MZSH-së shpallet 6(gjashtë) vende të lirë pune në nivelin bazë në pozicionin :
- Luftues, Shpëtuës, Drejtues automjeti /6(gjashtë) )pozicione , në nivelin bazë, në Sektorin për Shuarjen e zjarrit dhe Shpetimin, në Drejtorinë e MZSH-së, Bashkia Berat
KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.
Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e mara për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shurjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuësi është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe të zbatoj orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.
Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:
- Të jetë shtetas shqipëtar
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë për të kryer detyra me rrezik të shtuar
- Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Policia e Shtetit apo nga institucione të tjera si mase disiplinore.
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale me dashje
- Të jetë nën moshën 30 (tridhjetë) vjeç;
- Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qëndra të trajnimit zjarrfikës.
KREU III-Dorëzimi i dokumenteve, kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Drejtorine e Burimeve Njerëzore, Marrdhënieve me publikun dhe Juridike të Bashkisë Berat deri në datën 21.03.2019 këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë (Drejtorisë të shërbimit të MZSH-së) , formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së
- Fotokopje e ID (kartë identiteti);
- Çertifikatë familjare;
- Një kopje të jetëshkrimit( CV);
- Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
- Diplomë ,listë notash /Deftesë të njësuar me origjinalin të arsimit të mesëm (minimalisht);
- Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
- Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit ( nëse ka);
- Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
- Vërtetim I gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )
- Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
- Certifikaten qe ka përfunduar me sukses testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qëndra të trajnimit zjarrfikës .
- Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
Në datën 25.03.2019, do të shpallet lista e verifikimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në faqen zyrtare të Bashkise, Shërbimin Kombëtar të punësimit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë kanditatët që plotësojnë kushtet e pergjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër.
Kandidatet e kualifikuar në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do te njoftohen në mënyrë elektronike /email-mesazh, për daten,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave (Testimin me shkrim, Testin fizik dhe Intervistën me gojë) .
Kandidatët e pa kalifikuar do te njoftohen në mënyrë elektronike /email-mesazh për arsyet e mos kualifikimit , ata kanë të drejtë të ankohen në në njësinë përgjegjëse, brenda 5 ditëve pune nga data e njoftimit dhe e shpalljes së listës dhe ankuesi merr përgjigje ,brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi
- Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë , e azhornuar
- Ligjin nr.139/2015, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
- Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.
- Rregulloren në fuqi të funksionimit të shërbimit të MZSH-së
Procedura e konkurimit do te vazdoj ne tre faza:
1: Provimi me shkrim do të bëhen në datën 08.04.2019, në mjediset e Bashkisë Berat në orën 11-00.
2.Testi i aftësive fizike: i cili përmban, vrapim, peshën/gjatësi dhe testimet e muskujve, do të zhvillohet në datën 09.04.2019, në mjediset e Drejtorisë së MZSH-së , në orën 10.00
3.Intervista me goje do të zhvillohet në datën në datën 09.04.2019, në mjediset e Bashkisë Berat në orën 13-00.
Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i Brendshëm”, i ngritur pranë Bashkise Berat . Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100 pikë , të cilat ndahen përkatësisht: 50 (pesëdhjetë) pikë për testimin me shkrim , 25 (njëzetë e pesë) pikë për intervistën me gojë dhe 25 (njëzetë e pesë) pikë për testin fizik.
Kandidati do të konsiderohet i sukseseshem nëse mer mbi 70 pikë
Lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur fitues: do të shpallet në faqen zyrtare të Bashkisë , Shërbimin kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut.
Kandidatët e pa kalifikuar kanë të drejtë të ankohen në njësinë përgjegjëse, brenda 5 ditëve pune nga njoftimi dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
Kandidati fitues do të renditen sipas numrit të pikeve të mara dhe perzgjedhja e kandidateve per tu emeruar do të filloj nga kandidati fitues që ka mare më shumë pikë.
Njoftimi i fituesit do të shpallet pas perfundimit të afatit të ankimimit .
BASHKIA BERAT