Home / Njoftime / NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPETIMIN

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPETIMIN

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPETIMIN

 

 

KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” Kreu III, neni 14,pika 1 “Kriteret e pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së” dhe neni 15 “Emërimi ,lirimi dhe përjashtimi I personelit të Shërbimit të MZSH-së”, Vendimit të Kryetarit të Bashkisë nr.810 , datë 31.10.2017, Bashkia Berat  njofton se në Drejtorinë  e MZSH-së shpallet  dy vende  të lirë  pune në nivelin bazë në pozicionin  :

  • Luftues, Shpëtuës, Drejtues automjeti një pozicion , në nivelin bazë, në Sektorin për  Shuarjen e zjarrit dhe Shpetimin, në Drejtorinë  e MZSH-së, Bashkia Berat

 

KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat  e mara  për  mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shurjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuësi  është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe të zbatoj orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.

 

Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:

  1. Të jetë shtetas shqipëtar
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë për të kryer detyra me rrezik të shtuar
  4. Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Policia e Shtetit apo nga institucione të tjera si mase disiplinore.
  5. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
  6. Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale me dashje
  7. Të jetë nën moshën 30 (tridhjetë) vjeç;
  8. Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qëndra të trajnimit zjarrfikës.

KREU III-Dorëzimi i dokumenteve,  kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Drejtorine e Burimeve Njerëzore, Marrdhënieve me publikun dhe Juridike  të Bashkisë  Berat  këto dokumenta: 

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë (Drejtorisë të shërbimit të MZSH-së)
  2. Fotokopje e ID (kartë identiteti);
  3. Çertifikatë familjare;
  4. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  5. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  6. Diplomë ,listë notash /Deftesë të njësuar me origjinalin të arsimit të mesëm (minimalisht);
  7. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  8. Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit ( nëse ka);
  9. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  10. Vërtetim I gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )
  11. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  12. Certifikaten qe ka përfunduar me sukses testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qëndra të trajnimit zjarrfikës .
  13. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);

 

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën   18.12.2018  me poste  në adresën e Bashkisë Berat ose dorazi në Drejtoria e Burimeve Njerëzore ,Marrdhenieve me Publikun

 

Në datën 19.12.2018, do të shpallet lista e verifikimit  paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në faqen zyrtare të Bashkise, Shërbimin Kombëtar të punësimit  dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë  kanditatët që plotësojnë kushtet e pergjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër.

Kandidatet  e kualifikuar në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do te njoftohen në mënyrë  elektronike  për daten,vendin dhe oren e zhvillimit te procedurave (Testimin me shkrim, Testin fizik dhe Intervistën me gojë) .

Kandidatët e pa kalifikuar do te njoftohen në mënyrë  elektronike për arsyet e mos kualifikimit , ata kanë të drejtë të ankohen  në në njësinë përgjegjëse, brenda 5 ditëve pune nga data e njoftimit dhe e shpalljes së listës dhe ankuesi merr përgjigje ,brenda 5  ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

 

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

  • Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë , e azhornuar
  • Ligjin nr.139/2015, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
  • Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.
  • Rregulloren në fuqi të funksionimit të shërbimit të MZSH-së

Procedura e konkurimit do te  vazdoj ne tre faza:

1: Provimi me shkrim do të bëhen në datën  27.12.2018, në mjediset e Bashkisë Berat  në orën 11-00.

2.Testi i aftësive fizike: i cili përmban, vrapim, peshën/gjatësi dhe testimet  e muskujve, do të zhvillohet në datën 28.12.2018, në mjediset e Drejtorisë së MZSH-së , në orën 10.00

3.Intervista me  goje  do të zhvillohet në  datën 28.12.2018 , në mjediset e Bashkisë Berat  në orën 13-00.

Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i Brendshëm”, i ngritur pranë Bashkise Berat . Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100 pikë , të cilat ndahen përkatësisht: 50 (pesëdhjetë) pikë për testimin me shkrim , 25 (njëzetë e pesë) pikë për intervistën me gojë dhe 25 (njëzetë e pesë) pikë për testin fizik.

Kandidati  do të  konsiderohet i sukseseshem  nëse mer mbi  70 pikë

Lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur fitues: do të shpallet në faqen zyrtare të Bashkisë ,  Shërbimin kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut.

Kandidatët e pa kalifikuar kanë të drejtë të ankohen   në njësinë përgjegjëse, brenda 5 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda  5  ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

Kandidati  fitues do të  renditen sipas  numrit të pikeve të mara  dhe perzgjedhja e kandidateve per tu emeruar do të filloj nga  kandidati fitues që ka mare më shumë pikë.

Njoftimi i fituesit do të shpallet pas perfundimit të afatit të ankimimit .

 

 

BASHKIA  BERAT