NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË STRUKTURËN E POLICISË BASHKIAKE BERAT
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore”,neni 8 ,pika 2,neni 64,gërma a ,g , Vendimi i kryetarit të Bashkisë Nr.855 Prot. , datë 30.11.2017“Mbi miratimin e Strukturës organike të Bashkisë dhe Institucioneve në varësi të Bashkisë“ per vitin 2018 , ligjin nr.8224 datë 15.05.1997 “Për organizimin dhe Funksionimin e Policisë të Bashkise dhe Komunës” ,ndryshuar me ligjin Nr.8358 date 23.04.1999 , VKM nr.318 datë 01.07.2002 “Për percaktimin e Strukturës ,numrit të punonjësve dhe shpenzimeve buxhetore të Policisë të Bashkise dhe Komunës” Bashkia Berat shpall vend të lirë pune në pozicionin:
Ø 1(një) Shef i Policisë Bashkiake
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithëshme të ligjit Nr.8224 date 15.05.1997 “Për organizimin dhe Funksionimin e Policisë të Bashkise dhe Komunës” ,ndryshuar ne ligjin Nr.8358 date 23.04.1999.
Kërkesat e Veçanta
1.Të jete shtertas shqiptar .
2.Të kenë mbaruar arsimin e lartë i titulluar oficerë ose policë .
3.Të mos jetë i denuar per kryerje të veprave penale
4.Te ketë aftësi të mira organizuese,komunikuese dhe të punës në grup
5.Të mos jetë liruar nga detyra për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës dhe për vepra penale të kryera.
Paraqitja e dokumentacionit
Kandidati duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Marrdhënieve me Publikun dhe Juridike apo në Sekretarinë e Bashkisë Berat me postë ose dorazi dokumentacionin brenda datës 07.02.2018 :
· Kerkese
· Jeteshkrim , CV
· Fotokopje të Kartës së Identitetit
· Fotokopje të noterizuar të Diplomës dhe listë notash
· Vërtetim nga Gjykata
· Vërtetim nga Prokuroria
· Dëshmi Penale
· Raport mjeko-ligjor i aftë për punë
· Deshmi Kualifikimi
· Libreza e punes fotokopje në të gjitha rubrikat e plotësuara
· Vleresime pune nga punëdhënësi i fundit
Bashkia Berat do ti kërkoj nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat ,Komisariati i Policisë vlerësimin e personalitetit të kandidatëve që kanë paraqitur dokumentacionin sipas shpalljes .Kandidatët do të njoftohen për datën , vendin dhe Orën e zhvillimit të konkurimit.
BASHKIA BERAT