Home / Njoftime / Njoftim per vend te lire pune

Njoftim per vend te lire pune

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet :

1(nje )Specialist i Kordinimit Zhvillimit , në Drejtorinë e Kordinimit-Zhvillimit dhe Prokurimeve Publike.

* Pozicioni I lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive. Për të dyja procedurat ( lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë.

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË 10.06.2016

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL DO TË JETË 15.06.2016

Përshkrim përgjithsues i punës dhe Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët: 1(nje )Specialist i Kordinimit Zhvillimit , në Drejtorinë e Kordinimit-Zhvillimit dhe Prokurimeve Publike.

Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Inxhinike si ing.ndertimi/Arkitekture.

Përcakton qellimet ,objektivat strategjike dhe fishprojektet .

Organizon WORK Shop ne lidhje me startegjite e zhvillimit.

Harton ,monitorin zhvillimet e reja në qytet . Harton politika të zhvillimit

I – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta. Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.

Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv,mirë apo shumë mirë nga punëdhënësi i fundit

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

Të zotërojnë një diplomë Universitare të nivelit /Master Profesional /Master Shkencor sipas specifikimet të pozicionit në Ing.Ndertimi/Arkitekt.

Pervoja në pune deri ne 1 vit ,

Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.

Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi

Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 10.06.2016 dokumentat si më poshtë:

Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi) Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)

Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.

Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.

Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka. Aktin e statusit të nëpunësit Civil Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.

Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë

Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara.

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak Duke filluar nga data 13.06.2016 Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin. Eksperiencën e tyre të mëparshme. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi : 1(nje )Specialist i Kordinimit Zhvillimit , në Drejtorinë e Kordinimit-Zhvillimit dhe Prokurimeve Publike.

Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .

Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”

Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”

Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”

Ligji 107/2014 ,”Per Planifikimin dhe zhvillimin e Teritorit “.

VKM nr.671 datë 21.07.2015 “Për miratimin e rregullores se Planifikimit të Territorit”

Udhezim nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores për Zhvillimin e Territorit”

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve për lëvizjen paralele

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).

60 pikë intervista e strukturuar me gojë.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit , Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,25 të Ligjit nr. 152/2013:

Të jetë shtetas shqiptar.

Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

Të zotërojnë një diplomë Universitare të nivelit Bachelor/Master Profesional /Master Shkencor sipas specifikimet të pozicionit në Ing.Ndertimi/Arkitekt .

Pervoja në deri nje vit pune

Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.

Mbajtesi i ketij pozicioni duhet te kete aftesi te mira komunikimi Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda datës 15.06.2016 dokumentat si më poshtë:

Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi) Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)

Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.

Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.

Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.

Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi Dëshmi i gjendjes gjyqësore ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.

Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë

Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak Duke filluar nga data 24.06.2016 Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Sherbimin Kombetar të Punesimit ,Faqjen Zyrtare dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin. Eksperiencën e tyre të mëparshme. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi : 1(nje )Specialist i Kordinimit Zhvillimit , në Drejtorinë e Kordinimit-Zhvillimit dhe Prokurimeve Publike.

Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .

Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për VetëQeverisjen Vendore”

Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.

Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”

Ligji 107/2014 ,”Per Planifikimin dhe zhvillimin e Teritorit “.

VKM nr.671 datë 21.07.2015 “Për miratimin e rregullores se Planifikimit të Territorit”

Udhezim nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores për Zhvillimin e Territorit”

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin. Eksperiencën e tyre të mëparshme. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë: 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar 25 pikë intervista me gojë. 60 vlerësimi me shkrim. Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punesimit Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Marrdhënieve me Publikun dhe Juridike