Në zbatim të ligjit Nr. 8549 datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil” neni 13, V.K.M Nr. 231 datë 11.05.2000 pika 7 për “Pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, V. Këshillit Bashkiak nr. 57, datë 21.12.2011, Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë Nr. 240, datë 07.08.2012, Bashkia Berat shpall konkursin për vend të lirë pune në pozicionin
SPECIALIST I SHËRBIMIT SOCIAL PËR PAAFTËSINË NË DREJTORINË E SHËRBIMIT SOCIAL NË BASHKI
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në nenin 12 të ligjit Nr. 8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.
Përshkrimi i punës: Pranon dokumentacionin sipas përcaktimeve dhe kërkesave në legjislacionin përkatës për personat me aftësi të kufizuar. Përgatit projekt-vendimin dhe borderon për pagesat e personave me aftësi të kufizuar. Përgatit dhe dërgon dosjet për rikomisjon në zyrën rajonale të Shërbimit Social. Merr nga Zyra Rajonale dosjet e rikomisionuara, rekomandon vendosjen e personave në institucionet e përkujdesjes shoqërore. Bën verifikimin real të gjendjes ekonomike-sociale të familjeve përfituese për personat e paaftë.
KËRKESAT E VEÇANTA PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti Juridik.
- Të ketë eksperiencë dhe përvojë pune në fushën për të cilën aplikohet.
- Të ketë njohuri të mira të programeve bazë të punës në kompjuter (Autocad, Microsift Word, Excel). Të ketë njohuri të gjuhës së huaj.
- Të ketë aftësi organizuese, komunikuese me gojë, me shkrim dhe pune në grup, të ketë marrë pjesë në grupe pune projektimi në institucione.
PAGA BRUTO:
40.700 shtesë pozicioni + (2% shtesë vjetërsi –pagë grupi sipas pikës 1, 2, 3) lekë në muaj.
PARAQITJA E DOKUMENTAVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 20.10.2012 në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Publikun këto dokumente:
– Kërkesë me shkrim për aplikim.
– Curriculum Vitae C.V.
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
– Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit.
– Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noteruar) nëse ka.
– Vlerësim Pune nga punëdhënësi i fundit.
– Dëshmi i gjendjes gjyqësore dhe mjekësore.
– Fotokopje e librezës së punës e noteruar.
– Dëshmi të gjuhëve të huaja.
Studentët që kanë mbaruar jashtë duhet të kenë bërë njohjen e diplomës.
Në datë 25.10.2012 në Bashkinë Berat do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej si dhe data e testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.
Konkurrimi do të bazohet në njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin Nr. 8549 datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, Ligjin nr. 8652 datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, Ligji Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike” Ligji nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i ndryshuar, Ligji nr. 8090 datë 28.03.1996 “Për statusin e të Verbrit” i ndryshuar, Ligji nr. 8626, datë 22.06.2004 “Statusi i Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjik” Ligji nr. 9669 datë 18.12 2006 “Masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” Ligji nr. 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri” dhe aktet nënligjore në zbatim të ligjeve të mësipërme.