Home / Njoftime / NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDEVE VAKANTE PRANË INSTITUCIONEVE ARSIMORE TË ARSIMIT PARASHKOLLOR

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDEVE VAKANTE PRANË INSTITUCIONEVE ARSIMORE TË ARSIMIT PARASHKOLLOR

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDEVE VAKANTE PRANË INSTITUCIONEVE ARSIMORE TË ARSIMIT PARASHKOLLOR

Bashkia Berat, për të gjithë aplikantët e interesuar të Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2021, në zbatim të Ligjit nr. 69/2012 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimit Nr. 12, datë 10.06.2021 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2023, si edhe kërkesës së ardhur nga institucioni arsimor, për nevoja të mësimdhënies, shpall vendin e lirë profili parashkollor me kohëzgjatje me afat të caktuar .

 Edukator grupi në kopështin “ Gjoroven ” Shkolla e 9- vjeçare Drobonik (shkolla vartëse Gjoroven ), në Drejtorinë e Arsimit , Bashkia Berat , me kontratë me afat deri në përfundim te vitit shkollor në Drejtorinë e Arsimit , Bashkia Berat ,

Të merren masat e nevojshme nga ana e Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, për të njoftuar sipas ligjit aplikantët e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2023 sipas udhëzimit dhe afateve ligjore .

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj!

BASHKIA BERAT