NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR PËR MËSUESE/EDUKATORE
Bashkia Berat, për të gjithë aplikantët e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2024, bazuar në Ligjin Nr.69/2012, datë 21.06.2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, Udhëzimin Nr. 8, datë 03.05.2024 të MAS “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2024” dhe kërkesave të ardhura nga intitucionet e arsimit parashkollor mbi vendet vakante të krijuara, shpall vendet e lira të punës si më poshtë:
- 1 (një) mësuese ndihmëse në kopshtin “Donika Kastrioti” (me afat të caktuar);
- 2 (dy) mësuese ndihmëse në kopshtin “1 Qershori” (me afat të caktuar);
III. 1 (një) mësuese grupi në kopshtin “28 Nëntori” (pa afat);
- 1 (një) mësuese grupi në kopshtin “Llambrini Puli” (pa afat);
- 1 (një) mësuese ndihmëse në kopshtin “Barrikada 2+3” (me afat të caktuar);
- 1 (një) mësuese grupi në kopshtin “Gjoroven” (me afat të caktuar);
Të merren masat e nevojshme nga Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat, për të njoftuar konform ligjit të gjithë aplikantët e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2024, bazuar në Udhëzimin përkatës dhe afatet ligjore të përcaktuara.
BASHKIA BERAT