NJOFTIM PER REZULTATET E VERIFIKIMIT TE KANDIDATËVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN E MZSH-së CIVIL PER NIVELIN BAZË
Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” Kreu III, neni 14,pika 1 “Kriteret e pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së” dhe neni 15 “Emërimi ,lirimi dhe përjashtimi I personelit të Shërbimit të MZSH-së”, shkresën 493 Prot, datë 25.01.2017 të Ministrisë së Punëve të Brendshme “Mbi përzgjedhjen e aplikantëve për punonjës të Shërbimit të MZSH-së , për nivelin bazë” komisioni i verifikimit të dokumentacionit në përfundim të verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim , njofton se për pozicionin e mëposhtëm .
- 2(dy) Luftues, Shpëtuës, Drejtues automjeti , në nivelin bazë, në Sektorin për Shuarjen e Zjarrit dhe Shpetimin, në Drejtorinë e MZSH-së, Bashkia Berat
Kandidati që plotëson kërkesat për të vazhduar me fazën e dytë të vlerësimit, testimit me shkrim, testimin fizik dhe intervistën me gojë është:
1.Damian Xhaferaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 24.10.2018, ora 11.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
Testimi I aftesive fizike do të zhvillohet në datën 25.10.2018, ora 10.00 në ambjentet e MZSH-së .
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 25.10.2018, ora 14.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .