NJOFTIM PER REZULTATET E VERIFIKIMIT TE KANDIDATËVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL PER KATEGORINË E NIVELIT EKZEKUTIV (SPECIALIST)
Në zbatim të nenit 22 të ligjit Nr.152/2013 “Për statusin e nepunësit Civil” I ndryshuar , si edhe të kreut IV, pika 2, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve njerëzore në përfundim të verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim , njofton se për pozicionin e mëposhtëm :
- 1(nje Specialist i Lejeve dhe Rregjistrit të Integruar,në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit ,Bashkia Berat.
Kandidati që plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:
1.Andi Sheme
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 16.05.2018, ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 16.05.2018, ora 14.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
BASHKIA BERAT