NJOFTIM PER REZULTATET E VERIFIKIMIT PERFUNDIMTAR PËR LEVIZJEN PARALELE PER KATEGORINË E NIVELIT EKZEKUTIV(SPECIALIST)
Në zbatim të nenit 25 të ligjit Nr.152/2013 “Për statusin e nëpunësit Civil” I ndryshuar , si edhe të kreut VII , pika 7 të VKM nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve dhe kërkesave të veçanta për lëvizjen paralele të përcaktuara në shpalljen për konkurim , njofton se për pozicionin :
- 1(një)Specialist Auditi të Brendshëm në Njësinë e Auditimit të Brendshëm , Bashkia Berat ,kategoria e pagës III-b.
Kandidati që plotëson kushtet dhe kriteret e veçanta është:
1.Orieta Hysanj
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 05.09.2016, ora 15.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
NJËSIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE