Home / Njoftime / Njoftim per regjistrim me statusin e” pronarit social “

Njoftim per regjistrim me statusin e” pronarit social “

Bashkia Berat bazuar në nenin 23 të ligjitnr.22/2018 “Për strehimin social “ njofton çdo subjekt publik  dhe subjekt privat ,që disponon banesa për t’i dhënë me qira ,për familjet në nevojë për strehim , të regjistrohet pranë bashkisë për  statusin e “ pronarit social “.

Subjektit publik ose privat i jepet statusi “pronar social” kur ploteson kushtet  dhe kriteret si më poshtë:

  1. a) banesa e tij plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi sipas struktures së banesës.
  2. b) qiraja me të cilën ofrohet banesa me qira nuk është më e lartë sesa qiraja mesatare në tregun e lirë;
  3. c) nënshkruan një kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku bien dakord për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij;

ç) nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.

 

Per informacion më të detajuar të interesuarit të  paraqiten pranë Bashkisë Berat.

 

Ju faleminderit !