NJOFTIM PËR POZICION TË LIRË PUNE
Bashkia Berat ka hapur procedurën në pozicionin e lirë të punës
Drejtor i Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë
KANDIDATI DUHET TË PLOTËSOJË KËTO KRITERE:
1.Të ketë mbaruar arsimin e lartë, niveli minimal i diplomës, Master Shkencor.
2.Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhëve të huaja: Anglisht, Frëngjisht etj., si dhe të ketë aftësi shumë të mira në komunikim me gojë ashtu dhe me shkrim.
3.Të ketë eksperiencë punë në administratë, të paktën 5 vjet.
4.Te ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
5. Njohje të programeve bazë kompjuterike, Word dhe Exel.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat, brenda dates 21.11.2017, dokumentet si më poshtë :
1. Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi).
2. Curriculum Vitae (jetëshkrim standard).
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
4. Dëshmi kualifikimi (fotokopje ) të eksperiencave dhe gjuhëve të huaja.
5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.