Home / Njoftime / Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak datë 07.12.2021

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak datë 07.12.2021

KËSHILLI  BASHKIAK BERAT

  Njoftim

                                                                                                                  Berat, më   07 / 12 /2021

                                                                                                                                 Ora 13 :00

Lënda:   Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Berat në sallën e Këshillit Bashkiak

Ju njoftojmë se ditën e martë më datë 07.12.2021 ,ora 15:00 do të zhvillohet mbledhja e rradhes së Këshillit Bashkiak ,e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të ligjit 139/2015,neni 53 pika 4),me këtë rend dite:

1- Projektvendim: “Për disa ndryshime në VKB.Nr.46,Datë.26.12.2019 ‘Mbi miratimin e Komisioneve të Këshillit Bashkiak”

2- Relacion dhe Projektvendim: “Për miratimin e ndryshimit të formës së dhënies së shërbimit të mirëmbajtjes së varrezave publike dhe të dëshmorëve në Bashkinë Berat.

Miratimi studimit “Mbi përcaktimin e kostos për shërbimin e mirëmbajtjes së varrezave publike dhe të dëshmorëve në Bashkinë Berat” .Miratim në buxhetin e Bashkisë Berat për vitin 2022.
tin 2022.

3- Relacion dhe Projektvendim: “Për riorganizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike,Ndërmarrjes së Gjelbërimit dhe Krijimin e Agjencisë së Shërbimeve Publike”

4- Relacion dhe Projektvendim: “Për miratimin e sasisë së materialit drusor që do ju jepet leje familjeve në zonat rurale në territorin e Bashkisë Berat.

5- Relacion dhe Projektvendim: “Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.81,datë 29.12.2020 “ Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Berat për vitin 2021 dhe PBA 2021-2023“.

6- Të ndryshme

Komisioni i Mandateve do të mblidhet ditën e martë më datë 07/12/2021,ora 11:30(në bashki )

Komisioni i Bujqësisë do të mblidhet ditën e martë më datë 07/12/2021,ora 12:00(në bashki )

Komisioni i Ekonomisë do të mblidhet ditën e martë më datë 07/12/2021,ora 13:00(në bashki )  .

Shënim:Komisioni Ekonomik përveç pikave të rendit të ditës,do të diskutojë

 për miratim dhe materialin e Shërbimit Social mbi kalimin e ndihmës  ekonomike  për periudhën 1-31 Tetor

                                                 

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK

     ERVIN CECA