Home / Njoftime / Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Berat, datë 5 tetor 2026

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Berat, datë 5 tetor 2026

Njoftojmë se ditën e hënë, më 5 tetor 2026, në orën 11:00, në sallën e Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Berat.

Mbledhja është thirrur në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, neni 53, pika 4.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i rendit të ditës.
  2. Relacion dhe projektvendim: “Mbi sistemimin e Albulena Nushit si rezidente pranë Qendrës për Persona me Aftësi të Kufizuara ‘Lira’”.
  3. Relacion dhe projektvendim: “Mbi miratimin e funksionimit të grupeve me 5–10 nxënës në njësitë administrative, për vitin shkollor 2026–2027”.
  4. Relacion dhe projektvendim: “Mbi miratimin e numrit të kurseve dhe numrit të instruktorëve të jashtëm në QKF Berat, për vitin shkollor 2026–2027”.
  5. Relacion dhe projektvendim: “Mbi miratimin e kërkesës së Bashkisë Berat, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor, për akordimin e ndihmës financiare për familjen e z. Brilant Delibashi, banesa e të cilit është dëmtuar nga zjarri, nga buxheti i Bashkisë dhe buxheti i vitit 2026 i Ministrisë së Mbrojtjes, programi ‘Emergjencat Civile’”.
  6. Relacion dhe projektvendim: “Mbi miratimin e bonusit të qirasë për familjen e z. Aurel Selimaj”.
  7. Relacion dhe projektvendim: “Mbi miratimin e projektit ‘Sinjalistika rrugore pranë shkollave të qytetit dhe vijëzimi i rrugës kryesore Qendër–Uznovë (Ura e Zagorës)–rrethrrotullimi i bypass-it’ dhe përdorimin e të ardhurave nga dhënia me qira e shtëpizave të Christmas Market për këtë projekt”.
  8. Relacion dhe projektvendim: “Mbi miratimin e përdorimit të shtëpizave të drurit për festat e fundvitit pranë sheshit ‘Teodor Muzaka’”.
  9. Relacion dhe projektvendim: “Për miratimin e dhënies së shpërblimit për personelin e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë vitit 2026”.
  10. Relacion dhe projektvendim: “Për ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 101, datë 22.12.2025, ‘Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Berat për vitin 2026 dhe PBA 2026–2028’ (rialokim fondesh buxhetore)”.
  11. Relacion dhe projektvendim: “Mbi miratimin e projektdokumentit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026–2028, faza e rishikuar”.
  12. Të ndryshme.

Mbledhjet e komisioneve

  • Komisioni i Infrastrukturës, Shërbimeve, Transportit dhe Administrimit: e premte, 2 tetor 2026, ora 12:00.
  • Komisioni i Arsimit: e premte, 2 tetor 2026, ora 13:00.
  • Komisioni i Ekonomisë, Financës dhe Shërbimeve Sociale: e hënë, 5 tetor 2026, ora 09:30.

Të gjitha komisionet mund të mblidhen për diskutimin e pikave të rendit të ditës.