Ne zbatim te Ligjit Nr.8308 date 18.03.1998 “Per transportet rrugore” te ndryshuar; Udhezimit Nr.12, date 19.07.2007 “Per percaktimin e numrit te autoveturave taxi, shtypjen dhe emertimin e liçensave, bllokut te udhetimit dhe regjistrit te sherbimit taxi” ; Udhezimit nr.15,date 24.07.2007 “ Per kriteret dhe procedurat e leshimit te licencave, autorizimeve dhe certifikatave per ushtrimin e veprimtarise ne transportin rrugor “ i ndryshuar ,te M.P.P.T.T – se; V.K.B Nr. 121, date 22.12.2016 “ Mbi kriteret e licensimit per mjetet autoveture (1+8 ) vende ne sherbimin taxi ” per Bashkine Berat eshte percaktuar numri i mjeteve taxi me (1+8) nente vende,
3 (tre) cope,VKB Nr.9,date 31.01.2017,percakton vitin e prodhimit 2005 dhe
VKB Nr.8 ,date 31.01.2017 ku percaktohet ngjyra e verdhe dhe logo e bashkise.
Ne zbatim te urdherit tuaj Nr.881date 21.12.2016 grupi i punes i mbledhur ne daten 14.02.2017, ju propozon kriteret per perzgjedhjen e personave qe do te liçensohen ne sherbimin taksi 8+1 vende ( vetem per ata subjekte qe kane autorizim nga Bashkia Berat,per vitin 2016 ) ,si me poshte :
Kriteret jane klasifikuar me dy grupe:
1.Kriteret ligjore sipas VKM Nr.325 , date 19.03.2008“ Mbi rregullat per pranimin ne veprimtarine e operatorit te transportit rrugor te mallrave dhe te udhetareve, si dhe njohja e dokumenteve zyrtare te caktuar per keta operatore “; VKM Nr. 194, date 09.03.2011 “ Per disa shtesa e ndryshime ne VKM Nr. 325 date 19.03.2008”
Udhezimit te M.P.P.T.T Nr.15 ,date 24.07.2007 “Per kriteret dhe proçedurat e leshimit te liçensave, autorizimeve dhe çertifikatave per ushtrimin e veprimtarise ne transportinn rrugor”.
2.Kriteret e percaktuara nga grupi i punes ne perputhje me kushtet konkrete te Bashkise Berat si dhe Vendimeve te Keshillit Bashkiak Nr. 121 ,date 22.12.2016 “ Mbi kriteret e licensimit per mjetet autoveture (1+8 ) vende ne sherbimin taxi ”, Nr.8,date 31.01.2017 dhe Nr .9,date 31.01.2017 .
I.Grupi i pare
A– Reputacioni i mire
Ne kete pike perfshihen :
ü Nuk jane shpallur fajtore per krime ose shkelje serioze ligjore, perfshire edhe krime ose shkelje te natyres tregetare.
ü Nuk jane deklaruar te papershtatshem per te ushtruar veprimtarine e operatorit te transportit, sipas legjislacionit ne fuqi.
ü Nuk jane shpallur fajtor per shkelje serioze te ligjit te punes,legjislacionit te transportit,per shkelje te rregullave lidhur me kohen e drejtimit dhe pushimit per drejtuesin e mjetit, ose per legjislacionin lidhur me trafikun rrugor, sigurine e mjetit dhe ne mbrojtjen e mjedisit.
Dokumentacioni qe kerkohet:
1.Deshmi penaliteti
2.Vertetim nga Prokuroria.
3.Vertetim nga Gjykata
4.Vertetim nga Permbarimi
5.Vertetim nga D.R.SH.T.RR per shkeljet e kryera si drejtues mjeti dhe Komisariati i Policise Berat.
6.Vertetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore Berat per shlyerjen e detyrimeve deri ne momentin e aplikimit .
7.Vertetim nga SHAUK Berat Kucove qe nuk ka detyrime.
8.Vertetim per shlyerjen e taksave familjare ( takses baneses ).
9.Ekstrakti historik i regjistrit tregetar per te dhenat e subjektit i leshuar prej QKB –es.
10.Vertetim nga Drejtoria e Taksave Bashkia Berat per shlyerjen e detyrimeve te vitit ne vazhdim per subjektin si biznes .
A1.GJENDJA E PERSHTATESHME FINANCIARE
Kerkesa per gjendje te pershtateshme financiare plotesohet kur disponon burime te mjaftueshme financiare.
Vleresimi i gjendjes financiare duhet te jete i barabarte ose qe kapercen shumen e pergjitheshme 140000 leke.
Dokumentacioni qe kerkohet:
Vertetimi , konfirmimi nga Banka ku te kete te depozituara 140000 lek ose garanci bankare nga nje kompani sigurimesh .
A2.GJENDJA TEKNIKE E MJETEVE
1.Plotesimi i standarteve te sigurise rrugore te mjetit, standarteve te nxjerjes se gazrave dhe zhurmave si dhe kerkesat e komoditetit ne transportin e udhetareve.
DOKUMENTACIONI QE KERKOHET:
1) Çertifikata e kontrollit teknik me te gjitha shenimet (kerkesat e saj)
2) Akt- vleresimi ne plotesimin e kushteve te komoditetit.
3) Siguracioni i mjetit ne momentin e licensimit .
4) Police sigurimi e drejtusit te mjetit dhe udhetareve .
5) Dokument per verifikimin dhe plumbosjen e taksimetrit leshuar nga DKMK.
A3.Gjendja civile
Dokumentacioni qe kerkohet:
1) Çertifikat familjare (origjinale).
2) Leja e banimit nga Kryetari i Lagjes ose nga Njesia Administrative,( origjinale).
II. Grupi i dyte – 120 pike
B. ELEMENTET E DREJTIMIT TE MJETIT– piket maksimale 60
MOSHA ( vjetersia e patentes) GRUPI D | |||||||||||||||
Viti | 2002 | 03 | 04 | 05 | 06 | 07 | 08 | 09 | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 |
Piket | 30 | 28 | 26 | 24 | 22 | 20 | 18 | 16 | 14 | 12 | 10 | 8 | 6 | 4 | 2 |
MOSHA ( vjetersia e deshmise se taksistit) | |||||||||||||||
Viti | 2002 | 03 | 04 | 05 | 06 | 07 | 08 | 09 | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 |
Piket | 30 | 28 | 26 | 24 | 22 | 20 | 18 | 16 | 14 | 12 | 10 | 8 | 6 | 4 | 2 |
Dokumentacioni qe kerkohet:
1. Leja e drejtimit, fotokopje e noterizuar.
- Deshmi taksisti ,fotokopje te noterizuar .
B1. Mosha e mjetit ( kufiri minimal ,viti i prodhimit 2005) – piket maksimale 60
Viti i prodhimit | ||||||||||||
Viti | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 |
Piket | 5 | 10 | 15 | 20 | 25 | 30 | 35 | 40 | 45 | 50 | 55 | 60 |
Dokumentacioni qe kerkohet:
1.Fotokopje e lejes se qarkullimit e noterizuar.
- Ne konkurim do te marrin pjese vetem subjektet te pajisur me leje transporti (autorizim), nga Bashkia Berat, per vitin 2016,2017 dhe qe jane per mjetin taxi pronar dhe shofer.
Dokumenti qe kerkohet :
1.Autorizimi i leshuar nga Bashkia Berat , orgjinal .
2.Çertifikata e pronesise se mjetit.
- N.q.se informacioni i dhene nga çdo subjekt ose provohet se deklarimet dhe te dhenat jane te pa verteta ky subjekt skualifikohet pas verifikimeve te kryera.
E. N.q.se subjekti nuk ploteson nje kriter te vetem ,skualifikohet.
- Dokumentat do te dorezohen ne protokollin e Bashkise Berat ,ato duhet te jene origjinal dhe fotokopjet,te noterizuara.Dokumentat do te dorezohen kundrejt dokumentit te identifikimit, sipas inventarit perkates.
PAJISJA ME LICENCE :
Me licencë në shërbimin taksi (1+8 )vende do të pajisen vetem personat fizik .
Dokumenti që kërkohet :
1.Rregjistrimi në QKB-en .
2.Mjeti te kete ngjyren e verdhe dhe logon e Bashkise (2 foto të mjetit )
Shenim :
N.q.s operatoret paraqiten me te njejtin nivel pikesh , perparesi I jepet autoveturave qe kane me pak vite perdorimi nga regjistrimi I pare I tyre.
Afati perfundimtar 20.06.2017
BASHKIA BERAT